• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZAT/ Sqaron Balla: Nuk po ngremë një komision për të hetuar Bashën
Home
Politikë

AKUZAT/ Sqaron Balla: Nuk po ngremë një komision për të hetuar Bashën

19 November, 2020 F.autor Politikë

Në Open vazhdon diskutimi për çështjen e Kosovës, krimet e luftës , përfshirjen e kreut të PD, Lulzim Basha me çështjen e kasetës së masakrës së Krushës.

Numri dy i partisë socialiste, Taulant Balla është nismëtari i ngritjes së një komisioni të posaçëm që siç thotë ai, do të mbledhë prova dhe dëshmi për t’i dërguar më pas një raport këshillit të Evropës që të zbardhë të vërtetën rreth akuzave për krime lufte.

Socialisti Taulant Balla i pyetur për ngritjen e komisionit për këtë çështje në Open sqaroi se ai nuk është një komision që do hetojë Lulzim Bashën por se ai ka tjetër kuptim, atë të pastrimit të imazhit të vendit dhe UÇK.

“Dua ta sqaroj, nuk bëhet fjalë për komision hetimor, citoj neni 77 i Kushtetutës dhe 24 i rregullores së kuvendit, është komision i posaçëm për çështje të veçanta, pra merret në shqyrtim raporti i Dick Martyt për çështjet që përfshijnë Shqipërinë, dhe ne duhet t’i verifikojmë. Që nga 99’ e deri më sot në vend janë kryer shumë hetime.

Bie fjala, edhe për uzinën atje në Kukës, dhe ka rezultuar se atje nuk ka ndodhur asnjë krim.

Pse tani? Do ta përjashtojmë fillimisht pretendimin se po ngrihet një komision për të hetuar Lulzim Bashën, fare , nuk është ky qëllimi ynë. Por nëse ai do të kontribuojë me ato që do le t’i nisë me postë dhe kasetën po të dojë që i ka marrë Bellanicës. Po për të gjitha faktet që nuk ka ndodhur krime në Has e me radhë të mblidhen bashkë dhe të hartohet një raport , ku Shqipëria si vend anëtare i asamblesë së këshillit europian, ta ketë se çfarë ka ndodhur dhe çfarë është hetuar.

Sepse nuk ka një institucion tjetër në vend që mund ta bëj një gjë të tillë në vend. Nuk është komision as Anti Dick Marty as anti Lulzim Basha.
Shqipëria tani duhet të merret seriozisht sepse ajo që po ndodh, këtu ka filluar një faze e re e deligjitimimit e luftës së Kosovës.

Duhen 5 vite për të përfunduar një proces gjyqësor. Larg qoftë nëse pas 5 viteve komandaët e UÇK-së, detyra jonë është që të kemi një raport.
E garantoj Lulzim Bashën që nuk është ky objekti, që besoj do të kemi mundësi të flasim që Lulzim Basha ka një përgjegjësi publike dhe duhet të flasë.

Të jeni të bindur që gjithçka që ne do të bëjmë, sepse kjo do të ndodhë, do ta ngremë komisionin. Do të hedhim poshtë pretendimet për krimet që gjoja janë bërë në Shqipëri. Kjo do të jetë shumë e vlefshme, e para njëherë jemi këtu sot sepse mund të bie dakord me faktin që ky komision duhet të ngrihej në 2011. Më 25 janar të 2011 ka ndodhur një rezolutë e Këshillit të Evropës. Unë e di si bëhen rezolutat, e para ka qenë në vitin 2008 nga një politikan rus. Ky dokument nuk do të jetë një dokument që nuk do të merret në konsideratë.

Kjo do të merret në bashkëpunim me Këshillin e Evropës.

Unë po nisem nga premisa që lidhen nga çfarë institucionet shqiptare kanë zbuluar deri më tani. Në fund të këtij procesi do të jetë siç thoni ju. E para do të pastrojë imazhin e Shqipërisë dhe UÇK, për aktivitetet e që janë bërë në Shqipëri. Unë kam shfletuar eksperienca të tjera që janë bërë nga vende të tjera. Mund të bie në dakord me ju që është vonuar, por vonesën e shpjegova”, tha Balla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I DEL “BOJA”/ Kryetari i PD Sarandë poston urdhërin e stafit të Bashës: Shpernda emisionin në faqen tënde
Previous article INCIDENTI NË KAVAJË/ Rama: Telefonova kryebashkiakun! Andi Lila duhet...

F.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT