• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BOTA S’DO T’I KTHEHET NORMALITETIT”/ Çfarë parashikon Bill Gates për pandeminë e radhës
Home
Nderkombetare

“BOTA S’DO T’I KTHEHET NORMALITETIT”/ Çfarë parashikon Bill Gates për pandeminë e radhës

19 November, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Në një komunikimin në podcastin e tij së bashku me aktoren Rashida Jones dhe Dr. Anthony Fauci-n, drejtorin e Institutit Amerikan për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, Bill Gates shpalosi vizionin e tij për koronavirusin.

Sipas tij, gjërat nuk do të kthehen në normalitet për një kohë të gjatë.

Themeluesi i Microsoft është i mendimit se as shpikja e vaksinës nuk do ta kthejë botën në normalitet.

Edhe nëse SHBA e eliminon komplet virusin, sipas Bill Gates, askush nuk do t’i kthehet normalitetetit në rast se gjithë bota nuk e ka eliminuar virusin.

Normaliteti do të kthehet kur jo vetëm SHBA të ketë pandeminë nën kontroll, por kur edhe pjesa tjetër e botës të veprojë njësoj.

Përsa i përket pandemisë së ardhshme, Gates u shpreh optimist.

Pandemia e Covid-19 ka qenë një makth për shumë njerëz dhe shtete, por ajo e radhës nuk do të jetë kështu.

Gates u shpreh se kur një patogjen vrasës të godasë sërish, bota do të veprojë më mirë.

“Arsyeja kryesore që do të ketë më pak ndikim shkatërrues, është fakti se jemi të praktikuar.

Mjetet e testimit do të jenë më të mira.

Nuk do të jemi kaq budallenj herën e dytë,” tha ai.

Pesë vite më parë, më 18 mars të vitit 2015, Bill Gates kishte vetëm pandeminë në qendër të diskutimeve të tij.

Gates postoi në faqen e tij GatesNotes artikullin “Nuk jemi gati për epideminë e radhës.”

Publikoi një op-ed në The New York Times me titull “Si ta luftojmë epideminë e radhës.”

Publikoi një artikull në New England Journal of Medicine: “Gates B. Epidemia e radhës – mësime nga Ebola.”

Dhe shkoi në Vancouver, Kanada, për të mbajtur një TED Talk. Titulli: “Pandemia e radhës? Nuk jemi gati.”

Brenda të njëjtës ditë, në platforma të ndryshme, Gates dha të njëjtin mesazh: Gjasat janë që do të përballemi me një epidemi virale dhe s’do të jemi të përgatitur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA VRASJET, TEK RRËMBIMET E DROGË/ Kush janë 5 "shënjestrat" që OFL iu kërkon të deklarojnë pasurinë (EMRAT)
Previous article MORI GJOBË PËR PARKIM TË GABUAR/ I riu i thyen xhamin makinës së policisë! Arrestohet 37-vjeçari në Shkodër

s.autor

Postime të ngjashme

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake Botë

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët Botë

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT