• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SË SHPEJTI HAPET GARA PËR PORTIN E RI…”/ Rama: Do jetë një transformim historik nga plaga e tmerrshme
Home
Politikë

“SË SHPEJTI HAPET GARA PËR PORTIN E RI…”/ Rama: Do jetë një transformim historik nga plaga e tmerrshme

19 November, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në aktivitetin e zhvilluar në Kryeministri, ku është prezantuar gara ndërkombëtare për rritjen e kapaciteteve të energjisë diellore, me Parkun e Ri Fotovoltaik të Spitallës, në zonën e ish-kënetës së Durrësit, ku së shpejti do të hapet edhe gara ndërkombëtare për portin e ri të mallrave dhe zonën ekonomike.

Gjatë fjalës së tij Rama ka thënë se ky projekt do të jetë mozaiku që jetëson vizionin për Durrësin e 2030, ndërsa ka shpresuar që gjithçka të shkojë siç duhet.

“Me ndihmën e Zotit shoresoj të jemi këtu për të nisur edhe për të folur sërish për portin e Vlorës. Dua tu them të gjithëve që puna nuk nis vetëm kur del në televizor, por kur hapen kantierët. Me ndihmën e Zotit shpresoj që gjithçka të na shkojë siç kemi planifikuar sepse herë-herë kemi pasur disa zhgënjime në anulime planesh për shkak të epidemisë. Në një kohë kur e gjithë bota ka një shqetësim të jashtëzakonshëm lidhur me burimet e energjisë dhe domosdoshmërinë për diversifikimin e saj.

Kjo lidhet me zhvillimin e një zone që ka një gravitet strategjik për ekonominë. Ky është pjesë e një mozaiku që jetëson vizionin tonë për durrësin e 2030 dhe patjetër edhe vfizionin tonbë për shqipërinë e 2013. Ne në këtë zonë e cila prej shumë e shumë vitesh ka qenë një zonë e parë si një periferi kur ka pasur hapësirë vetëm për ndërtime kaotike. Me kët ëpark bëjmë vetëm hapin e parë sepse kjo do të shoqërohet me një sërë hapash të tjerë, nga lagjia e re e rindërtimit.

Për ti hapur rugë portin e madh që do ti japë Durrësit magnetin e fuqishëm jo vetëm për të tërhequr më shumë turistë por për të krijuar një katergori për turizmin siç është ai elitar. Bashkë me këto zhvillime është edhe zona e re ekonomike, është synuar herë pas here të shkojë përpara. Edhe ne kemi bërë në të shkuarën 2 ose 3 hapa për të shkuar përpara por skemi pasur mundësi për disa çështje që sështë momenti për ti shtjelluar.

Kjo periudhë e pandemisë ka frenuar shumë procese në të gjithë botën jo vetëm këtu. Në këtë mozaik, ne besojmë që është vërtet, themelore, vendosja e gurit të këtij parku fotovoltaik i cili vjen pas suksesit jo të vogël të arritur me ankandin e karavastasë.Së shpejti hapet gara për portin e ri të mallrave. Parku do krijojë një hapësirë të re për të gjithë, dhe do të jetë një transformim historik nga plaga e tmerrshme”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PO SHOH PROGRES"/ Yuri Kim: Të punohet me urgjencë për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese
Previous article "HARXHOI 600 MIJË USD KARBURANT PËR MITINGJE"/ Gjici padit ish-kryebashkiakun demokrat

s.autor

Postime të ngjashme

TË TJERA DETAJE NGA NGJARJA NË KSAMIL/ 20-vjeçari u qëllua disa herë me thikë në shpinë e kraharor, zbardhet shkaku i konfliktit me kuksianin Aktualitet

TË TJERA DETAJE NGA NGJARJA NË KSAMIL/ 20-vjeçari u qëllua disa herë me thikë në shpinë e kraharor, zbardhet shkaku i konfliktit me kuksianin

DETAJET E REJA/ Vrau francezin në Ksamil, e shkuara e errët e autorit Sokrat Vatës, 5 vite burg në Britani për trafik droge Aktualitet

DETAJET E REJA/ Vrau francezin në Ksamil, e shkuara e errët e autorit Sokrat Vatës, 5 vite burg në Britani për trafik droge

TRONDITET KSAMILI/ 20-vjeçari francez gjendet i vrarë me thikë në shezlongët e një lokali, në kërkim autori nga Hasi Aktualitet

TRONDITET KSAMILI/ 20-vjeçari francez gjendet i vrarë me thikë në shezlongët e një lokali, në kërkim autori nga Hasi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT