• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TË INFEKTUARIT DUHET…”/ Mjekja sqaron si do të bëhet rimbursimi i pacientëve me Covid që trajtohen në shtëpi
Home
Sociale

“TË INFEKTUARIT DUHET…”/ Mjekja sqaron si do të bëhet rimbursimi i pacientëve me Covid që trajtohen në shtëpi

19 November, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Gjatë kësaj periudhe të pandemisë nuk kanë qenë të pakta rastet e njerëzve që kanë denoncuar shumat e mëdha të parave që kanë paguar për mjekimet që ju kanë përshkruar mjekët. Për këtë problematikë të ngritur, qeveria fillimisht miratoi një fond prej 1.2 miliardë lekë për të rimbursuar ilaçet për kurim nga COVID për çdo qytetar në Republikën e Shqipërisë, ndërkohë që ka vendosur edhe se si do të bëhet ky rimbursim.

E rëndësishme është se pacientët që do t’i drejtohen mjekut të familjes dhe që janë të konfirmuar si pozitiv me SarsCov2 do të marrin medikamente falas. Për ata persona qe kane pasur forma te lehta te Covid rimbursimi është 1650 leke, ndërsa për ata qe kane pasur shenja në formë të moderuar vlera e rimbursimit është 10900.

Mjekja Bruna Shiroka, e cila shërben pranë qendrës shëndetësore numër 3 në Tiranë, sqaroi në ‘Wake Up’ si do të bëhet rimbursimi për pacientët. Gjithashtu, ajo theksoi se recetat që janë marrë nëpërmjet ‘Whatsapp’ nuk rimbursohen.

“Të dyja paketat e miratuara janë për formën e lehtë dhe të moderuar. Vlerësohen parametrat fizikë dhe organikë ose analizat laboratorike apo imazherike të pacientit për të përcaktuar stadin.

Në stadet e lehta është parë që përdorimi i paracetamolëve dhe i suplementeve vitaminike, është i mjaftueshëm për të kaluar stadin e parë të sëmundjes.

Këto janë të rimbursuar për stadin e parë, me një paketë diku të 16 mijë e 500 lekë të vjetra. Në stadin tjetër, nëse sëmundja shfaq komplikacione, pra nëse pacienti ka një gjendje më të rënduar, përfshin përdorimin e antibiotikut nëse shihet i nevojshëm nga mjeku, përdorim e kortikosteroideve sipas një skeme të përcaktuar dhe anti-kuagulantëve”, sqaroi mjekja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITET LULZIM BASHA/ Merr në telefon "yllin" Andi Lila: Kjo që i bënë atij, është e pafalshme
Previous article DIKUR GJERMANIA E PËSONTE MË KEQ/ Ja 4 humbjet më turpëruese në histori

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital Aktualitet

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën

VRAU TË RIUN FRANCEZ NË KSAMIL/ Merr fund arratisja e 29-vjeçarit, ja vendi ku u kap Aktualitet

VRAU TË RIUN FRANCEZ NË KSAMIL/ Merr fund arratisja e 29-vjeçarit, ja vendi ku u kap

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT