Eugena Tomini nga ISHP thotë se 75% të përgjigjeve të tamponëve jepen brenda 72 orëve. “Po kur tamponi merret pas 7 ditësh dhe përgjigja del pas 8 ditësh” u pyet Tomini nga gazetarja Juli Xhokaxhi. Sipas saj ka dhe raste të tilla por këto raste nuk duhet të përgjithësohen.
“Nëse une jam një person i dyshuar për Covid-19, unë dhe familja ime nuk kryejmë aktivitetet rutinë që kryejmë zakonisht. Tamponi nuk merret në ditën kur telefonon 127. Momenti kur merret tamponi, merret në ditën e 5 ose të 6.
75% e tamponëve jepen brenda 72 orëve. Incidente të natyrës së tillë për mosraportim prej 11 ditësh edhe hasen në pandemi. Por mund të ndodhin incidente të tilla dhe janë të parashikueshme. Por këto raste nuk duhet të përgjithësohen”, tha Tomini.
Sipas shefes së Epidemiologjisë në ISHP, përgjegjësia tashmë është individuale dhe secili zgjedh vetë nëse mund të shkojë në një bar-kafe të mbipopulluar apo jo.
“Në transportin publik shikojmë që lëvizin moshat e thyera. Nuk e kanë të nevojshme për të dalë. Të evitohen oraret e pikut, kur njerëzit shkojnë në punë. Pastaj vajtja në bare dhe restorante është zgjedhje personale. Ne vende risku unë zgjedh të mos jap jetën. Të frekuentoj barin dhe restorantin në kohë pandemie, duhet të evitohhen, janë zgjedhje individuale. Edhe transpoti publik”, tha ajo.


