• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19/ Zëri i Amerikës: Java e shkuar, rekord rastesh në Shqipëri, vdekjesh e të shtruarish
Home
Breaking News

COVID-19/ Zëri i Amerikës: Java e shkuar, rekord rastesh në Shqipëri, vdekjesh e të shtruarish

16 November, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në Shqipëri, java e shkuar rregjistroi rekorde në të gjitha shifrat që lidhen me COVID 19, si për nga numri i vdekjeve, ashtu dhe për nga rastet, numri i testimeve si dhe shtrimet në spitale. Të dhënat zyrtare, të përpunuara nga Zëri i Amerikës, dëshmojnë se në periudhën 10-16 Nëntor, Koronavirusi shkaktoi 60 viktima. Deri më tani, shifra më e lartë ishte rregjistruar dy javë më parë me 47 të vdekur. Në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë humbën jetën një 48 vjeçare, një 71-vjeçar, 74-vjeçar, një 85-vjeçar nga Tirana, një 60 vjeçar nga Mirdita, një 60 vjeçar nga Kurbini, një 63-vjeçar nga Gramshi, një 71-vjeçar nga Durrësi.

Rastet e reja, gjatë së njejtës periudhë 1 javore u ngjitën në 3701 raste, 492 të prekur më shumë. Rritja erdhi si pasojë edhe e një numri më të lartë të testimeve (+29.8 përqind), pasi autoritete vendosën që të përfshinin dhe tamponët që realizohen në sistemin shëndetësor jo publik. Për pasojë dhe përqindja e pozitivitetit (raporti mes numrit të rasteve dhe numrit të tamponëve) u ul në 22 përqind, nga 24.8 përqind që ishte në javën pararendëse. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Mesatarja ditore e të prekurve ishte në kuotën e 528 rasteve, Ndërsa në 24 orët e fundit u rregjistrua një rekord i ri me 602 të infektuar, të konfirmuar pas 2241 tamponëve, ndërsa pozitiviteti kërceu në 26.8 përqind. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në 24 bashki të ndryshme të vendit: 249 raste në Tiranë, 47 raste në Gjirokastër, 38 raste në Lushnje, 30 raste në Fier, Korçë, Kavajë, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Berat, 20 raste në Elbasan dhe Librazhd, 18 raste në Kukës, 16 raste në Përmet, 12 raste në Lezhë, 7 raste në Pukë dhe Kuçovë, 6 raste në Devoll, Mat, Dibër, 3 raste në Sarandë, 2 raste në Pogradec, 1 rast në Krujë, Tropojë, Bulqizë, Kolonjë.

Rritja e numrave është shoqëruar me një shtim progresiv të pacientëve që kërkojnë trajtim në spitale. Deri pasditen e sotme, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë “në 3 spitalet COVID, po trajtohen 406 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar”. Krahasuar më të dhënat e së hënës së kaluar, numri i të shtruarve është rritur me 46 pacientë.

Java e shkuar shënoi dhe numrin më të madh të të shëruarve, 1250 persona, falë shifrës rekord të 24 orëve të fundit me 564 qytetarë të cilët kanë rezultuar negativë në dy testime radhazi. Megjithatë numri i të prekurve ende aktivë, vijon të rritet duke shkuar në 14.348 persona, pak më shumë se gjysma e të gjitha rasteve të konfirmuara që nga nisja e pandemisë. Tirana është vatra kryesore, duke patur thuajse aq persona aktivë sa ka në të gjithë pjesën tjetër të vendit./VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MBRETI I DITËS" NË INSTAGRAM/ Është i vetmi mashkull mes femrave, Capital T kryeson listën me më shumë LIKE (FOTOT)
Previous article COVID-19/ Qarku i vogël në Jug të Shqipërisë, që ia kalon edhe Tiranës për numrin e INFEKTIMEVE

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave Aktualitet

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta Aktualitet

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT