• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKUZAT NDAJ BASHËS/ A është i besueshëm Milaim Bellanica? Dëshmia e tij u bë kryelajm i mediave më të mëdha në botë
Home
Aktualitet
Kronikë

AKUZAT NDAJ BASHËS/ A është i besueshëm Milaim Bellanica? Dëshmia e tij u bë kryelajm i mediave më të mëdha në botë

16 November, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

“Nuk e kam takuar asnjëherë. Këtu ka një dorë që fabrikon gjëra kjo është e qartë”, u shpreh Lulzim Basha.

Pas kësaj deklarate kundër Melaim Bellanicës, dëshmitarit të masakrës së Krushës, nisën një seri sulmesh dhe etiketimesh duke aluduar se thëniet e tij që kasetën e masakrës ia dha Lulzim Bashës janë të pavërteta.

Po kush është Melaim Bellanica dhe sa i besueshëm është ai kur akuzon Lulzim Bashën ?

21 vite më parë Melaim Bellanica u shfaq pothuajse në të gjitha mediat e huaja me të besueshme të kohës, si BBC, RAI  apo edhe CNN i intervistuar nga Kristiana Amanpur.

Përse një refugjat lufte u bë kaq i famshëm?

Bellanica ishte banor i Krushës dhe kur ushtria dhe policia serbe nisi të ekzekutonte qindra banorë të fshatit, ai mori kamerën dhe filmoi të gjithë skenën e krimit.

Këto janë pamjet të shqiptarëve që sapo ishin vrarë nga trupat e ushtrisë së rregullt serbe në marsin e vitit 1999. Janë 45 minuta pamje nga dhjetëra  trupa të shpërndarë në rrugë e kodrat e fshatit, por siç thotë ai edhe dëshmi të ushtarëve serbe që thoshin se do vrisnin 500 shqiptarë.

Bellanica udhëtoi drejt Kukësit si refugjat dhe atje ra në kontakt me gazetarin e BBC George Alagiah, të cilit i dha dy minuta nga ky filmim. BBC transmetoi më pas lajmin bombë për masakrën më të madhe në Kosovë.

I gjithë opinioni botëror u trondit, lajmi i dhënë nga Bellanica ishte jo vetëm i besueshëm, por edhe prova më e fortë e reprezaljeve dhe pastrimit etnik me shfarosje që po bënte ushtria serbe. Në Krushë shkoi edhe sekretari britanik për punët e jashtme Robin Cook. Ndërkohë Bellanica u intervistua nga CNN dhe qindra media të huaja që në atë kohë ishin vendosur në Kukës.

Ai i tha Top Channel se pas këtyre intervistave atë e kishte takuar Lulzim Basha në rolin e tij si punonjës i UNMIK  dhe i kishte kërkuar pamjet filmike.

Për BBC dhe CNN, Milamim Bellanica ishte më shumë se i besueshëm. Ai ishte kryelajmi i prillit të vitit 1999 në mediat botërore. Sot Bellanica, tregon serish të njëjtën ngjarje si dëshmitar në rresht të parë, por në Tiranë disa po e quajnë gënjeshtar, por faktet janë kokëforta. Ne jua treguam. Tani vendosni ju se kush po gënjen?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I INFEKTUAR ME COVID/ Historiani flet nga spitali: Të ngjall frikë...
Previous article Basha: Përfytyroni një qeveri që punon për njerëzit. Rama TALLET: Dhe një kryeministër që flet në gjumë dhe fle në këmbë

F.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT MES NXËNËSVE NË KRUMË/ 17-vjeçari gërvisht me mjet prerës bashkëmoshatarin në oborrin e gjimnazit Aktualitet

KONFLIKT MES NXËNËSVE NË KRUMË/ 17-vjeçari gërvisht me mjet prerës bashkëmoshatarin në oborrin e gjimnazit

NDODH EDHE KJO/ Përndoqi ish të dashurën, por nuk mjaftohet me kaq. Ajo që ndodhi më pas në Tiranë, është e rëndë Aktualitet

NDODH EDHE KJO/ Përndoqi ish të dashurën, por nuk mjaftohet me kaq. Ajo që ndodhi më pas në Tiranë, është e rëndë

"ARREST SHTËPIE" PËR KREUN E SHISH/ SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat Aktualitet

"ARREST SHTËPIE" PËR KREUN E SHISH/ SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT