COVID si duke ka “mbërthyer” edhe burgjet në vendin tonë.
Pasi dolën me COVID, 5 të dënuar në burgun e Bënçës në Tepelenë, një tjetër vatër është shënuar edhe në burgun e Peqinit.
Aty kanë rezultuar pozitiv 4 punonjës të cilët janë vetëkarantinuar në shtëpitë e tyre dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërkaq u janë marrë tamponët edhe kontakteve që ato kanë pasur.


