Australia ishte një prej vendeve të rralla në botë pa asnjë rast me COVID prej disa ditësh, por sëfundmi janë raportuar raste të reja infektimesh në këtë shtet.
Australia e Jugut raportoi 14 raste të reja të koronavirusit të hënën, shpërthimi i parë që nga prilli, duke bërë që zyrtarët të vendosin kufizime.
Shfaqja e rasteve bëri gjithashtu që disa shtete të tjera Australiane të rivendosin masa të rrepta karantine për këdo që mbërrin nga Australia e Jugut – vetëm disa ditë pasi Kryeministri Scott Morrison tha se ai priste që të gjithë kufijtë e brendshëm të hapeshin deri në Krishtlindje.
“Ne po përballemi me provën tonë më të madhe deri më sot,” tha Kryeministri i Australisë Jugore Steven Marshall, ndërsa ai njoftoi rregullat e reja të distancës sociale dhe rivendosi kufizimet në restorante, kafene dhe palestra.


