• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VENECIA, E ARDHMJA E PLANETIT/ Qyteti kthehet në “laborator” të shkencëtarëve
Home
Nderkombetare

VENECIA, E ARDHMJA E PLANETIT/ Qyteti kthehet në “laborator” të shkencëtarëve

15 November, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Venecia është një nga qytetet më ikonike dhe legjendare në botë. E shtrirë në 118 ishuj të vegjël, Venecia është përfaqësimi i një përjetësie artistike dhe kulturore të kristalizuar me kalimin e kohës.

Një pavdekësi që ka qenë gjithmonë një pre e lehtë për çdo ndryshim në nivelin e detit, por që sot po përballet me tërbimin e përmbytjeve gjithnjë e më kërcënuese dhe të shpeshta, për shkak të ndryshimit të klimës dhe ngrohjes globale.

Niveli i lartë i ujit në nëntor të 2019 fjalë për fjalë e gjunjëzoi qytetin. Çfarë po ndodh? A është një fenomen lokal apo Venecia po përballet me efektet e një krize mjedisore që po prek të gjithë planetin?

Marrëdhënia që gjithmonë e ka lidhur Venecian me lagunën e saj është një ekosistem delikat i rrezikuar nga dora e njeriut. Qyteti mbështetet në një substrate të mbeturinave të lumenjve ende të pa konsoliduar, gjë që shkakton fundosjen progresive të tokës.

Por ndikimi i një fenomeni lokal si ky po shton efektet e rritjes së niveleve të detit të shkaktuara nga ngrohja globale, duke transformuar një fenomen të njohur si përmbytje me përmasa të mëdha që shkaktojnë një thirrje alarmi në të gjithë botën.

Përballë këtyre skenarëve, shkencëtarët e kanë bërë qytetin një laborator të madh në ajër të hapur, për të kuptuar dhe matur efektin e ndryshimit të klimës në planet dhe për të zhvilluar zgjidhje të afta për të shpëtuar Venecian dhe bashkë me të, qytetet e tjera bregdetare të botës që janë të kërcënuara nga ngritja e nivelit të oqeaneve.

Për të frenuar tërbimin e detit dhe për të shpëtuar Venecian, ekspertët po merren gjithashtu me punën më monumentale të inxhinierisë hidraulike të ndërtuar ndonjëherë nga njeriu: MOSE. Një sistem që më 3 tetor, duke hyrë në veprim, arriti të bllokojë një stuhi për herë të parë në historinë e qytetit. Projekti është një sistem i integruar i përbërë nga rreshta portash lëvizëse të instaluara në hyrjet Lido, Malamocco dhe Chioggia që janë në gjendje të izolojnë Lagunën Veneciane përkohësisht nga Deti Adriatik gjatë baticave të larta. Së bashku me masa të tjera, të tilla si përforcimi i bregdetit, ngritja e argjinaturave dhe përmirësimi i lagunës, MOSE është projektuar për të mbrojtur Venecian dhe lagunën nga baticat deri në 3 metra

A është Venecia më në fund e sigurt? Cilat do të jenë efektet e ndryshimit të klimës që po shfaqen në horizont? Për përgjigjen e këtyre pyetje, shkencëtarët po punojnë ende.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MENDUAT QË KANË PRERË BALUKET? Shihni VIDEON dhe mësoni "hilen" e Marinës, Kidës dhe Norës
Previous article ÇFARË NA MËSON HISTORIA? Shihni fundin e pandemive në të kaluarën për të kuptuar si mund të përfundojë COVID-19

s.autor

Postime të ngjashme

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake Botë

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët Botë

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë Botë

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT