Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar ka humbur jetën teksa ishte në punë.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në Veneto, ku ka humbur jetën Sajmir Thartori 23 vjeç.
Mediat italiane bëjnë me dije se 23 vjeçari ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga një lartësi rreth 8 metra, teksa ishte duke punuar në një fermë në povincën e Rovigo.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur të enjten, pas incidentit ai është dërguar menjëherë në spital, por fatëkeqësish mbrëmjen e djeshme ka humbur jetën.
Sakaq, policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


