• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Pse Gjermania ka pasur numër më të ulët viktimash e shtetet e tjera europiane
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Pse Gjermania ka pasur numër më të ulët viktimash e shtetet e tjera europiane

14 November, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Pavarësisht masave të reja kufizuese të vendosura në vend që nga fillimi i nëntorit, numri i rasteve të reja me Covid-19 në Gjermani është rritur dhe virusi po përhapet në zona të caktuara në mënyrë të pakontrolluar.

Vala e dytë e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19 ka shënuar një rritje të theksuar të numrit të infeksioneve, ku vetëm 24 orët e fundit janë shënuar 23.542 të infektuar dhe 218 viktima, ndërkohë që shkalla e infektimit mbetet në një përqindje rreth 0.9.

Në valën e parë të infeksioneve Gjermania i bëri ballë më së miri duke i treguar botës që përdori një model strategjie shumë të mirë, që kishin bërë të mundur kombinimin e testeve masive dhe pajisjeve të forta spitaleve duke e kufizuar numrin e raste në 180.000 dhe atë të viktimave në 8500. Por kjo zgjati shumë pak si kudo tjetër në Evropë dhe në botë, sidomos pas kthimit të qytetarëve gjermanë nga pushimet.

Rritja eksponeciale e infektimeve shkaktoi frikën për më të keqen. Që nga fillimi i pandemisë Gjermania ka patur 751.000 raste me korona virus, ndërkohë që vendi renditet mes vendit 65 dhe 70, sa i përket shkallës së vdekshmërisë.

Në ditët e fundit ka patur një ngadalësim në valës e kurbës gjë që e bën Gjermaninë një rast të veçantë, duke na vënë të mendojmë se cili është sekreti i saj përballë pandemisë.

Janë tre arsye kryesore pse Gjermania ka pasur më shumë sukses në luftën kundër Covid-19 dhe ka opasur një numër më të vogël viktimash.

Gjermania ishte me fat, pasi u godit nga pandemia një muaj me vonesë në krahasim me vendet e tjera, kryesisht Italinë. Kjo e lejoi atë si shtet të përgatitej dhe të merrte masat e duhura. Të infektuarit u identifikuan në një fazë jo të avancuar të sëmundjes dhe kjo bëri të mundur trajtimin e tyre në kohë. Gjermania në fillim të tetorit bënte mbi 1 milion tamponë në javë ndërsa sot 1.6 milion tamponë.

Por çelësi i vërtetë i suksesit të modelit gjerman janë 1925 spitalet të cilët kanë një sistem gjysmë-publik dhe ka rreth 6700 shtretër falas për kujdes intensiv për çdo rast të ri të Covid-19.

Një faktor tjetër kryesor për parandalimin e virusit është dhe kultura e konsensusit qytetar e cila e njeh respektimin e ligjit të një vendi dhe respekton marrjen e masave.

Shpërthimi i valës së dytë ishte befasues dhe numri i infeksioneve po ashtu. Deri ne fund të muajit ashtu si dhe në vende të tjera në botë dhe Gjermania parashikon mbylljen e bareve, restoranteve, palestrave, kinemave si dhe janë të ndaluar takimet private me më shumë se 10 veta, përkatësisht deri ne dy familje. Shkollat dhe çerdhet mbeten të hapura. Qeveria federale e shoqëroi bllokimin e ri me një paketë prej 10 miliardë eurosh të tjera që do shkojnë për kompanitë e prekura. Përfitimi i papunësisë zgjat deri në janar dhe kompenson deri në 80% të pagës për çdo punonjës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERRET VENDIMI/ Greqia mbyll të gjitha shkollat fillore, kopshtet dhe çerdhet
Previous article "STRUKTURAT RAJONALE PO PËRGATITEN PËR PËRBALLIMIN E COVID"/ Manastirliu: Kemi disa skenarë të gatshëm për situatën

s.autor

Postime të ngjashme

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake Botë

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët Botë

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë Botë

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT