• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“STRUKTURAT RAJONALE PO PËRGATITEN PËR PËRBALLIMIN E COVID”/ Manastirliu: Kemi disa skenarë të gatshëm për situatën
Home
Sociale

“STRUKTURAT RAJONALE PO PËRGATITEN PËR PËRBALLIMIN E COVID”/ Manastirliu: Kemi disa skenarë të gatshëm për situatën

14 November, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga Vlora deklaroi se po fuqiziohen spitalet rajonale në kuadër të strategjisë së vjeshtë-dimrit për përballimin e epidemisë së Covid19.
“Kemi marrë vendimin që përpos strukturave të dedikuara, gjithashtu të kemi disa skenarë të gatshëm që të mundemi të trajtojmë edhe në spitalet rajonale pacientë të prekur me Covid.

Në planin tonë në përfshirjen e spitaleve rajonale, kemi rritur kapacitetet e këtyre spitaleve për të mundësuar një trajtim sa më efikas përsa u përket të prekurve me Covid 19 kemi mundësuar fuqizimin e këtyre spitaleve qoftë përsa I përket pavioneve të dedikuara me të gjithë linjat e oksigjenit, fuqizimit përsa i përket paisjeve që duhen, gjithashtu dhe trajnimi i vazhdueshëm për mjekët dhe infermierët”, tha Manastirliu.

Këtë deklaratë Ministrja Manastirliu e bëri nga Poliklinika e Vlorës, ku pa nga afër shërbimin për trajtimin e pacientëve kronikë. Në Ditën Botërore të Diabetit, Manastirliu tha se janë 78 mijë qytetarë që përfitojnë barnat e diabetit falas të financuara 100% nga shteti.

“Janë 78 mijë qytetarë të cilët përfitojnë nga skema jonë e barnave të rimbursueshme për trajtimin falas të diabetit. Dhe gjithashtu nëpërmjet programeve tona të parandalimit, praktikisht janë 14.5 % e qytetarëve që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë, të cilët janë identifikuar si prediabetikë dhe më pas mjeku i familjes, mjeku specialist i ka këshilluar dhe trajtuar”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se Shqipëria renditet në vendin e parë në rajon për trajtimin e diabetit, duke ju referuar prestigjiozes “The Lancet”. “Jemi vlerësuar për trajtimin e diabetit me 94 pikë sipas ‘The Lancet’, duke u renditur të parët në rajon”, tha Manastirliu.

Aktualisht 78 mijë qytetarë që përfitojnë barnat e diabetit falas. Për herë të parë në vitin 2018 u rinbursuan fishat e diabetit falas për fëmijët dhe tashmë rinbursohen falas deri në moshën 25 vjeç. Vetëm gjatë këtij viti, deri tani janë rimbursuar 408,304 fisha diabeti falas për fëmijët dhe të rinjtë 0-25 vjeç. Shteti financon 20 milion dollarë në vit për rimbursimin e barnave falas për diabetikët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Pse Gjermania ka pasur numër më të ulët viktimash e shtetet e tjera europiane
Previous article VRASJA E FOSHNJËS 9-MUAJSHE/ Fqinjët e 43-vjeçares: Fëmija u mbyt me ushqim! Ajo nuk ka bërë gjë...

s.autor

Postime të ngjashme

TETË VATRA ZJARRI AKTIVE/ Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë Aktualitet

TETË VATRA ZJARRI AKTIVE/ Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

TRITOLI I SHKATËRROI SHTËPINË/ I kërkuari Ylli Zalla sfidon blutë me një video-mesazh para banesës: Po më ngrenë kurth... Aktualitet

TRITOLI I SHKATËRROI SHTËPINË/ I kërkuari Ylli Zalla sfidon blutë me një video-mesazh para banesës: Po më ngrenë kurth...

AFATET/ Hapen aplikimet për 300 vende të reja në Policinë e Shtetit Aktualitet

AFATET/ Hapen aplikimet për 300 vende të reja në Policinë e Shtetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT