• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇFARË NA PRET NË MUAJIN E FTOHTË TË DIMRIT?  Bino, Ziu dhe Tomorri komentojnë “valën e dytë” të Covid-19
Home
Sociale

ÇFARË NA PRET NË MUAJIN E FTOHTË TË DIMRIT? Bino, Ziu dhe Tomorri komentojnë “valën e dytë” të Covid-19

14 November, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Rreziku dhe të panjohurat e valës së dytë të infektimeve me koronavirus ka qenë temat e diskutimit në emisionin “Java në RTSH” këtë të premte.

Nëndrejtori i Rendit për Tiranën, Dhimitraq Ziu, komentoi kufizimet orare të vendosura nga qeveria për të parandaluar përhapjen e infeksionit. Ziu u shpreh se Policia ka gjetur gjerësisht mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e orarit.

“Çdo aktivitet në orën 22:00 duhet t’i ketë mbyllur veprimet dhe punonjësit të jenë pranë banesave të tyre. Akti normativ parashikon vendosjen e gjobave për qytetarët që shkelin ndaliminm e qarkullimit. Këto gjoba do t’u shkojnë qytetarëve përmes faturës së energjisë elektrike. Ato variojnë nga 10 deri ne 30 mijë lekë” – përsëriti Ziu.

Ai apeloi që qytetarët të jenë bashkëpunues me Policinë dhe të njoftojnë në rastet kur persona të papërgjegjshëm shkelin karantinën.

Nga ana tjëtër, gazetari Klodian Tomorri tha në studion e ‘Java në RTSH’ se aktiviteti ekonomik duhet të reflektojë kohëzgjatjen e pandemisë. Ai u shpreh se duke qenë një vit zgjedhor, qeveritë përpiqen gjithnjë që të kenë buxhete optimiste.

“Edhe vitin që vjen duket se rindërtimi triumfon mbi pandeminë. Këtë vit rënia ekonomike pritet të jetë 6-7% ose e thënë ndryshe, shqiptarëve do t’u mungojnë 800 milionë euro” – tha Tomorri.

Ai shtoi se një mbyllje e dyte totale do ta vinte qeverinë në pamundësi financiare.

Ndërkohë, për shefen e Epidemiologjisë në ISHP, impakti i mbylljes së pjesshme do të duket pas dy javësh.

Në emisionin ‘Java në RTSH’, Silva Bino u shpreh se aktualisht ndodhemi në valën e dytë të pandemisë dhe kjo kuptohet nga numri i rasteve për 100 mijë banorë për dy javë.

“Në mars ne nuk e njihnim sëmundjen mirë. Pra ne kishim të dhëna kryesisht nga Kina dhe shumë pak të dhëna nga Italia. Aktualisht ne sot kemi shumë të dhëna shkencore nga shumë vende. Por sikurse thotë OBSH, izolimi i plotë është masë ekstreme pasi kanë dështuar masat e tjera. Shqipëria gjithësesi e ka kontrolluar pak a shume me sukses koronavirusin gjatë valës së parë” – tha Bino.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRNDANIN LËNDË NARKOTIKE/ Arrestohen dy të rinjtë në Pogradec (EMRAT+DETAJET)
Previous article E PAPRITUR/ Elvana e Mozzik bëhen bashkë dhe sjellin super hitin e vitit

s.autor

Postime të ngjashme

KONTROLLE "BLIC" NË BLLOK/ Ndalohet Skerdi Sina, qarkullonte me një automjet të blinduar. I riu emër i njohur për Policinë Aktualitet

KONTROLLE "BLIC" NË BLLOK/ Ndalohet Skerdi Sina, qarkullonte me një automjet të blinduar. I riu emër i njohur për Policinë

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT