• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA PUNËSIMI TEK ZERIMI I TAKSAVE/ Rama: Të gjitha këto bien, nëse votoni Lulin dhe…
Home
Politikë

NGA PUNËSIMI TEK ZERIMI I TAKSAVE/ Rama: Të gjitha këto bien, nëse votoni Lulin dhe…

13 November, 2020 F.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama u ndal sot te punësimet me meritë përmes portaleve të krijuar enkas për arsimtarët dhe infermierët, ndërsa shtoi se “të gjitha këto bien sa hap e mbyll sytë, mjafton të votosh Lulin dhe merr Ilirin dhe Monikën”.

“Çdo prind që sot ka një fëmijë në shkollë duhet ta dijë shumë mirë që puna jonë nuk ka mbaruar dhe këtu nuk është çështja se punën tonë po vjen e vazhdon dikush tjetër. Këtë punë o e mbarojmë ne, ose të tjerët e kthejnë së prapthi prapë, siç ka ndodhur sa herë u është dhënë mundësia të bëjnë një punë”, tha Rama nga Fieri, në aktivitetin “Deputeti që duam”.

Kryeministri theksoi se “patjetër që shkolla ka ende shumë për të përmirësuar, por fëmijët tuaj sot nuk janë më pengje të autorëve injorantë, kopjacë, anonim, që shkruanin vargje të tërë me libra që nuk i duheshin as dreqit sa as mësuesit nuk arrinin t’i kuptonin”.

“Fëmijët  sot kanë 3 alternativa tekstesh të Oksfordit, Kembrixhit dhe Pearson. Fëmija sot nuk ka  mësues që i sjell aty ndërmarrja e Xhikes apo Monikës, apo PD, por vijnë përmes portalit “Mësues për Shqipërinë”. Dhe janë aty dhe mund të japin lirisht dijet e tyre, të kenë lirisht opinionet e tyre për politikën”.

Madje, vijoi Rama, “mund të dalin siç kanë dalë ditët e fundit të bëjnë edhe deklarata krah për krah me kryetarin e PD-së se sa e shtrenjtë është kura e COVID dhe sa keq po është kjo punë dhe të vazhdojnë punën”.

“Ku ndodhte kjo më parë. Këtë ia them dhe mësuesve, gjërat mund të përkeqësohen nëse ju nuk bëni dallimin e qartë mes opinioneve dhe interesit tuaj profesional për të pasur qëndrueshmëri në punën tuaj nesër. Mund të vijnë prapë kohëra të tmerrshme kur ju flaknin nga puna vetëm e vetëm që t’i hapni vendin dikujt tjetër. Po kështu infermierëve e mjekëve dhe të gjithë të tjerëve, deri tek këta që punojnë tokën. E dinë mirë se çfarë hiqnin kur skemat e mbështetjes i bënte partia. Sot kanë të gjithë akses te skemat e mbështetjes”, tha Rama.

Ai theksoi se edhe “biznesi i vogël ka arritur aty ku as e ka ëndërruar dhe as ne vetë nuk e kishim menduar më parë”. “Zeruam taksën e fitimit dhe TVSH-në, do t’u heqim nga qafa dhe kontrollet e inspektorëve. Po shohin më pak inspektorë dhe nuk do shohin më. Janë të lirë të punojnë, të jenë korrekt në deklarimet e tyre. Askush nuk i kërkon taksë, TVSH. Askush nuk i çon në kontroll, të gjitha kontrollet mund të bëhen në mënyrë dixhitale”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EURO 202/ U kualifikuan 4 kombëtaret e fundit, mësoni të gjitha grupet... (FOTO)
Previous article U SHKARKUA NGA TIRANA/ Emanuel Egbo: Faleminderit të gjithëve, por nuk ju them…

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin Politikë

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin

PAS KTHIMIT NGA LUKSEMBURGU/ Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen… Politikë

PAS KTHIMIT NGA LUKSEMBURGU/ Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT