Mali i Zi ka rikthyer karantinën pas shumëfishimit të rasteve të reja me koronavirus gjatë ditëve të fundit.
Në mbledhjen e sotme në Këshillin Kombëtar të Koordinimit për Sëmundjet Infektive, u vendos ndalimi i lëvizjes nga ora 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit.
Masat e tjera për parandalimin e pandemisë që u morën në këtë mbledhje janë, mbyllja e aktivitetit të bizneseve në orën 20:00, ndalimi i lëvizjes me mbi katër persona në ambiente të hapura, ndalimi i dasmave, ngushëllimeve, festave private si ditëlindje, ndalimi i ritualeve fetare si dhe forcimi i protokolleve anti-Covid për palestrat dhe hotelet.


