• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZOHET SE FSHEHU DOSJET E UÇK/ Basha “lan duart”: Sot për “Shtëpinë e Verdhë” flet vetëm Rama
Home
Politikë

AKUZOHET SE FSHEHU DOSJET E UÇK/ Basha “lan duart”: Sot për “Shtëpinë e Verdhë” flet vetëm Rama

12 November, 2020 F.autor Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një intervistë për emisionin “Real Story” u ndal tek raporti i Dick Marty që fliste për krime lufte që janë bërë nga anëtarët e UÇK-së si dhe për Shtëpinë e Verdhë.

Basha tha se aktorët kryesorë të masakrave të Millosheviçit në vitet 90 janë sot figura qendrore në Beograd, ndërsa shtoi se ata nuk janë dënuar. Mes të tjerash Basha tha se me Kosovën nuk është bërë drejtësi.

Sipas Bashës, raporti i Dick Marty u provua fals nga të gjitha hetimet e prokurorëve të Hagës. Po ashtu Basha tha se në kohën kur Thaçi dhe Krasniqi ishin në Hagë duke dhënë deklaratat e tyre në gjykatë, Rama në të njëjtën orë lidhte marrëveshje me Vuçic.

“E pavërtetë. Për një arsye të thjeshtë e të drejtpërdrejt. Raporti i Dick Martty u cilësua i falsifikuar në pretendime të rreme falë një hetimi që u ndërmor. PD dhe PS ishin të bashkuara, votuan ligjin për të hedhur këto akuza. Të vijmë tek e vërteta. Miratuam një ligj për të hedhur poshtë akuzat e Dick Marty.

Kur ke përballë një makineri shpifje, baltosjeje, të vënë në lëvizje ndaj UÇK, për hesap të Beogradit, ne bashkë me aleatët, vendosëm ti hedhim kundër. Vendosëm që të miratonim ligjin me PS. Task-forca gjeti se s’ka asnjë fakt dhe as një dëshmi për raportin e DICK Marty. Sot Carla Del Ponte e Dick Martyu s’flasin për shtëpinë e verdhë. Flet ministria e Jashtme ruse dhe kryeministri i Shqipërisë.

Si ka ndodhur kjo? Si ka mundësi që një akuzë e hedhur poshtë, kjo akuzës të riciklohet kjo. Në atë orë dramatike, ku po ndodhnin dy gjera në të njëjtën kohë, në Hagë Jakup Krasniqi e Thaci online në Tiranë, Rama firmoste me Vuçic një marrëveshje. Gjithçka u bë për të hequr vëmendjen nga kjo që është tradhti ndaj Kosovës. Edi Rama ka tradhtuar interesat e Kosovës.”, tha Basha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK ËSHTË NJË PROBLEM POZICIONI"/ Mbrojtësi Danilo: Jam i lumtur. Pirlo ka të njëjtat ide si Guardiola
Previous article BRENDA SPITALIT INFEKTIV/ Pamjet e pacientëve të infektuar me COVID

F.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT