• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Portali i Kremlinit akuza të forta Tiranës zyrtare: Amerikanët përgatisin vrasësit në Shqipëri për të sulmuar Iranin
Home
Sociale

Portali i Kremlinit akuza të forta Tiranës zyrtare: Amerikanët përgatisin vrasësit në Shqipëri për të sulmuar Iranin

3 January, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Sociale

Sputnik, në një redaksionale të publikuar sot ka plasur një akuzë të fortë për Tiranën zyrtare.

Portali i Kremlinit thekson se “në Shqipëri, CIA dhe shërbimi sekret izraelit po përgatisin njerëz për të luftuar me armë regjimin iranian”. Redaksionalja e firmosur “Ekipi i Sputnik”, titullohet:  “Amerikanët përgatisin vrasësit në Shqipëri për të sulmuar Iranin, por do të thyejnë dhëmbët”.

Artikulli i portalit propagandistik të Kremlinit është në fakt edhe pjesë e një emisioni që ata kanë bërë në Radio Sputniknë gjuhën serbe, e cila dëgjohet si në internet por edhe në valët normale radiofonike.

Sputnik ka intervistuar Gjuro Biblija, drejtuesin e portalit “Fakti”, që është një media serbe e cila shkruan vetëm në cirilike dhe mbështet fort qëndrimet e Moskës.

Biblija thotë se “Trump së bashku me Izraelin ka një plan të qartë dhe atë po e aktivizon sot nga Shqipëria. CIA dhe shërbimi seret izraelit po përgatisin ushtarët për t’i dërguar në luftë në Iran që të rrëzojnë regjimin, por do ta kenë të pamundur”

Sipas Sputnik-ut, manovra po kryhet si hakmarrje ndaj humbjes në Siri ku Bashar Al Asad mbeti në pushtet, por edhe për të forcuar Arabinë Saudite, armiken kryesore të Iranit.

Ndërkaq, analisti politik Aleksandar Paviç, thotë se Shtetet e Bashkuara kanë qëllime shumë serioze kur bëhet fjalë për Iranin dhe kujton që President Trump është i lidhur ngushtë me lobin izraelit, i cili ndikoi për ta transferuar ambasadën amerikane në Jeruzalem.  Shtetet e Bashkuara pretendojnë se Irani është një shtet terrorist dhe një eksportues i terrorizmit. Ne e dimë se kjo nuk është e vërtetë, sepse nëse flasim të vërtetën, shteti terrorist numër një është Arabia Saudite”, “thotë Paviç.

Më tej Sputnik shkruan se CIA ka ngritur kohët e fundit një qendër operacionale për Iranin në Tiranë.

“Në Shqipëri gjatë vitit të kaluar emigroi tërë udhëheqja e organizatës  ‘Mujahedin-e-Khalq’, një nga kundërshtaret kryesorë të regjimit.  Ata janë të zhvendosur nga amerikanët, janë rreth 3,000 njerëz që kanë selinë e tyre dhe një faqe interneti për të monitoruar nga afër situatën në Iran.  Është një organizatë e çuditshme që ka organizuar sulme terroriste kundër autoriteteve iraniane në Iran gjatë dhjetë viteve të fundit”, thekson Paviç për Sputnik.

Ndërkaq, me tej në shkrimin e Sputnik-ut theksohet se muxhahidinët pritet të transferohen në Teheran, por shton se nuk e kupton këtë papjekuri të Trump, pasi “Irani është një arrë e fortë për t’u goditur”.

“Irani, pavarësisht sesa para harxhon në programin ushtarak, i cili ndoshta mund të përdorej për të rritur standardet e jetesës, ende i ka të lira rrugët e tij të naftës. Ky regjim është shumë më i ashpër sesa ai që rrethoi ambasadën amerikane, mbajti peng diplomatët dhe poshtëronte amerikanët.

Në këtë regjim, Shtetet e Bashkuara mund të humbin seriozisht dhëmbët, sepse Teherani, në fund të fundit, ka sistemin S-300, dhe mund të sulmojë direkt vendet nga ku sulmohet”, e mbyll shkrimin e tij portali i Kremlinit, Sputnik. /tesheshi.com/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MIRDITE/ Policia procedon 51 persona që morën pjesë në shkatërrimin e simbolit turk
Previous article Shqiptari i dehur tenton të vrasë djalin në Itali, familjarët tregojnë tmerrin në polici

Redaktor2

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN POGRADEC-LIN/ Ndërron jetë një person! Shkon në 4 numri i të plagosurve (PAMJET) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN POGRADEC-LIN/ Ndërron jetë një person! Shkon në 4 numri i të plagosurve (PAMJET)

HUMBI JETËN NJË I MITUR/ Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës Aktualitet

HUMBI JETËN NJË I MITUR/ Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste… Breaking News

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT