Një tjetër mësues i infektuar me COVID ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Bëhet fjalë për mësuesin Fatmir Sula. Lajmin e ka bërë me dije shkolla “Bishqem” me anë të një postimi në rrejte sociale.
“Një dhimbje të madhe ka lënë pas ndarja nga jeta e kolegut tonë.. Jo vetëm ata që e njohin,por në vecanti për familjen e tij.
Drita e shpirtit te tij u largua fizikisht,po kurrë nuk do të largohet nga brezat e nxënësve që ka lënë pas. Ky lajm i hidhur na trishtoi pa masë, kolegu ynë i nderuar. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes. U prefsh në paqe ! Lamtumirë….Kolegu ynë Fatmir Sula”, shkruan shkolla.


