• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BETEJA PËR SENATIN/ Kush do të kontrollojë dhomën ku merren vendimet kyçe
Home
Nderkombetare

BETEJA PËR SENATIN/ Kush do të kontrollojë dhomën ku merren vendimet kyçe

11 November, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Kontesti për dy vendet në Senat në shtetin e Xhorxhias është ende larg së zgjidhurit dhe procesi ka gjasa të zgjasë deri në janar.

Zgjidhja do të rezultojë nëse republikanët apo demokratët do të marrin shumicën e 100 vendeve të senatit.

Nëse rezulton 50 me 50, zëvendës presidentja Kamala Harris do të ketë një votë kyçe në marrjen e çdo vendimi.

“Nëse kontrollon Senatin kontrollon komisionet kyçe të tij dhe vendimet. Nëse je president dhe nëse kontrollon të dyja dhomat e Kongresit, je në gjendje të çosh përpara axhendën tënde. Megjithatë, është e vështirë. Edhe kur kontrollon të dyja dhomat është e vështirë”, deklaron Jonathan Katz, anëtar i Fondit Marshall.

Senati konfirmon zyrtarët, nga Gjykata Supreme, tek ambasadorët dhe sekretari i Shtetit.

Ai aprovon buxhetin dhe ka pushtetin të bllokojë ligje që nuk i pëlqejnë.

Donald Trump e ka kontrolluar Senatin përgjatë mandatit të tij të parë. Joe Biden e fitoi postin e senatorit në 1972-shin dhe e njeh mirë dhomën.

“Biden është senator karriere. Ai ka lidhje me senatorët e tjerë, përfshirë me Mitch McConnell, që është lideri i republikanëve në Senat. Ndaj besoj se do të shohim të dyja palët të përpiqen të bashkëpunojnë. Megjithatë është ende herët për të komentuar se si do shkojnë gjërat. Për disa çështje ata do të bashkëpunojnë, për të tjera jo. Republikanët do të fitojnë Senatin dhe do të funksionojnë si barrikadë për disa çështje”, thotë Dan Scandling, analist.

Një fitore e mundshme në Senat do t’i jepte Biden më shumë liri veprimi për të çuar përpara axhendën e tij./Euronews.albania

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KISHTE SHENJA TË COVID-19/ Ndërron jetë në moshën 60 vjeçare mësuesi në Fier (EMRI)
Previous article PROSTITUCION NË QENDRËN E MASAZHIT NË TIRANË/ Në pranga menaxheri. Rekrutonte femra nëpërmjet njoftimeve në gazetë

s.autor

Postime të ngjashme

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët Botë

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë Botë

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave” Botë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT