• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NUK NDALET Kryemadhi: MASKËN mos e vër, nuk besoj te Komiteti Teknik
Home
Politikë

NUK NDALET Kryemadhi: MASKËN mos e vër, nuk besoj te Komiteti Teknik

10 November, 2020 F.autor Politikë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi e ftuar në “Tempora” me Sonila Meçon ka vijuar me idenë e saj kundër mbajtjes së maskës në ambiente të hapura.

Kryemadhi ka thënë se diçka e tillë nuk ka logjikë biologjike, ndërkohë që ka shprehur mosbesimin e saj ndaj Komitetit Teknik.

“Nuk e besoj Komitetin Teknik, sepse nuk janë profesionalë, sepse janë ata që e kanë sjellë vendin në këtë standard, janë ata që po vdesin shqiptarët”, ka thënë kryetarja e LSI.

Per sqarim, Kryemadhi ka mbaruar universitetin ne degen biologji duke qene ne politike, drejtuese e FRESSH, pa shkuar asnje dite ne mesim!

Pa llogaritur se procesi ka zgjatur shume ne kohe deri ne perfundim dhe marrjen e diplomes. Aq me teper qe biologjine nuk e ka ushtruar asnje sekonde ne jeten e saj!

Kryemadhi: Maskë në rrugë nuk e ke të detyrueshme ta mbash se nuk ka logjike biologjike.

E dyta, ti si shtet ke për detyrë jo të imponosh Policinë e Shtetit ta kthesh në Politi Spitalore, por mua duhet të më argumentosh shkencërisht. OBSh thotë edhe se një i sëmurë me diabet është më i rrezikuar se sa dikush me hipetencion përsa i përket Covidit. Ashtu sikurse një i sëmurë me hipertension është më i rrezikuar se sa ai me diabet kur kalon një grip sezonal.

-Italinë fqinje e keni parë që ka vendosur këtë rregull?

E kam parë Italinë fqinje, por kam parë edhe San Marinon që ka 0 të infektuar. Në ambient spitalor, në institucione je me maskë, kur hyn në një spital për t’u kuruar duhet të kesh tamponin me përgjigjen e tij për 24 orët e funfit, dhe atje bëhet falas dhe jo me lekë si këtu.

Janë edhe distancimet dhe dizinfektimet që shteti paguan për çdo dizinfektim të shkollave, të klasave, të shkollave, të restoranteve, dhënia e ndihmave ekonomike për të gjithë bizneset, që ata që kanë humbur punën iu ka dhënë para. Italia të detyron të mbash maskën, nuk ta detyron rrugëve.

-Daljet publike janë me maskë.

Nuk e besoj Komitetin Teknik, sepse nuk janë profesionalë, sepse janë ata që e kanë sjellë vendin në këtë standard, janë ata që po vdesin shqiptarët.

-Nuk besoni se diçka e tillë do të rebelojë shqiptarët?

Shqipëria do të rebelohet te kutia e votimit më 25 prill. Edhe kufizimi nga ora 22:00 deri në orën 06:00, ku e ka logjikën? Ka njeri që del në këtë orë?  Ti mbyll lokalet, por mos mbyll qarkullimin. Njerëzit mund të dalin të bëjnë shëtitje. Në cilin qytet shqiptar lëvron jeta pas orës 4 mbasdite, në asnjërin sepse nuk ka jetë, s’ka ekonomi, s’ka punë, s’ka shpresë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPEKTAKOLAR/ Florian Marku MUND kundërshtarin për 1 mintutë e 50 sekonda (VIDEO)
Previous article PO BËHET VIRALE/ Sulmuesi Salah e djeg në dasmën e vëllait, shikoni kërcimin e tij (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin Politikë

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin

PAS KTHIMIT NGA LUKSEMBURGU/ Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen… Politikë

PAS KTHIMIT NGA LUKSEMBURGU/ Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT