• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
META I DHA NËNSHTETËSINË/ Dënohet me 100 orë punë Cobbina, për falsifikim të lejes së qëndrimit
Home
Politikë

META I DHA NËNSHTETËSINË/ Dënohet me 100 orë punë Cobbina, për falsifikim të lejes së qëndrimit

10 November, 2020 F.autor Politikë

Lojtari i Tiranës Cobbina është dënuar me 100 orë punë nga Gjykata e Tiranës pasi ishte nën hetim për falsifikim të lejes së qëndrimit. Ndërkohë që presidenti i Republikës, Ilir Meta i dha atij nënshtetësinë shqiptar brenda 8 orësh, duke e përjashtuar nga plotësimi e të gjitha kritereve.

Cobbina ka qenë vetë i pranishëm në seancë, dhe teksa pranuar dënimin, ka deklaruar se ai është i pafajshëm sepse nuk ka pasur dijeni. Pala mbrojtëse ka kërkuar pafajësinë duke shtuar se do ta çojë çështjen në Gjykatën e Apelit.

Edhe pse Cobbina ishte në akuzë për falsifikim të lejes që qëndrimit, presidenti Ilir Meta në shkelje flagrante të ligjit i dha atij nënshtetësinë, me një procedurë të përshpejtuar brenda 8 orësh, pa kryer verifikimet e duhura, e duke thelluar kështu skandalin me dhënien e nënshtetësisë. Më herër Report TV ka zbardhur më herët dosjen e plotë penale të futbollistit.

Referuar dosjes penale me numër 5165 qe Shqiptarja.com ka siguruar, futbollisti nga Gana është kapur nga policia në 6 qershor 2019 me dokumente të falsifikuara. Ai po nisej me avioni nga Shqipëria drejt Turqisë. Gjatë kontrollit, policia kufitare në Rinas ka konstatuar se viza njëvjeçare e tij kishte skaduar që me 15 janar 2019, ndërsa i kërkoi nëse kishte një leje qëndrimi.

Cobbina i paraqiti një leje qëndrimi me numër 138564, lëshuar nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Tiranë, në 15 dhjetor 2018 dhe vlefshme deri 15 shkurt 2019. Por, në lejen qëndrimit në emrin e tij , që edhe ajo kishte skaduar, ishte shënuar një numër pasaporte, i cili nuk i përkiste Cobbina, por një personi të tjetër, konkretisht Junior Yunus Sentamu, të cilit i ishte refuzuar leja e qëndrimit në Shqipëri për mungesë dokumentacioni. Policia e kishte bllokuar lejen e qëndrimit si të falsifikuar, pasi i përkiste dikujt tjetër, por që kishte foton e ganezit.

 

Futbollisti afrikan Winful Cobbinah largohet nga klubi kryeqytetas pasi u dënua me 100 orë pune nga Gjykata e Tiranës, e cila e shpalli fajtor për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve. Sipas mediave në Ganë, futbollisti do të transferohen në një skuadër tjetër. Tentativat për largimin e tij kishin nisur para vendimit të dënimit, ndaj dhe kalimi në klubin e huaj nuk do të ndikohet nga vendimi i Gjykatës së Tiranës. Ndërkohë, burme nga Klubi i Tiranës mohojnë largimin e futbollistit, por thonë se është shumë i shqetësuar për vendimin e gjykatës.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KRIMET E ZBULUARA NGA RAPORTI DICK MARTYT..."/ Rusia: Të gjithë të akuzuarit e UÇK-së duhet të dënohen
Previous article MARRIN FUND POLEMIKAT/ Vendoset përfundimisht për çështjen “Juventus-Napoli”. Ja çfarë ndodh...

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin Politikë

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin

PAS KTHIMIT NGA LUKSEMBURGU/ Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen… Politikë

PAS KTHIMIT NGA LUKSEMBURGU/ Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT