Tre pacientë që ishin prekur me Covid-19 kanë ndërruar jetë në vendin tonë pasi u vetëhodhën nga katet e sipërme të spitalit, ndërsa rasti i katërt u shënua sot te Infektivi, fatmirësisht ai mbijetoi.
Por duket se ky problem ekziston edhe në shtete të tjera, siç tregon kjo fotografi e shkrepur në reanimacionin e një spitali në Paris. Megjithatë në Francë kanë menduar edhe për zgjidhjen, një mekanizëm i thjeshtë që bllokon dritaren me çelës, të cilën mund ta hapë vetëm stafi i spitalit.
Pajisja e bllokon dritaren, dhe i jep mjaftueshëm kohë mjekëve apo inferimerëve për të reaguar në rastin më të keq të ndonjë tentative, duke shmangur tragjedinë.


