Në 24 orët e fundit ministria e Shëndetësisë raportoi 8 viktima nga COVID-19, ndërsa u shënua edhe shifra më e madhe e infektimeve që nga fillimi i pandemisë, 563 raste të reja.
Fatkeqësisht mes viktimave ishte edhe një 33 vjeçare nga Lushnja, e cila nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër bashkëshoqëruse.
Ndërkohë viktimat e tjera janë një 46 vjeçar dhe një 60 vjeçare nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Prrenjasi, një 65 vjeçar dhe një 66 vjeçar nga Tirana, një 74 vjeçar nga Pogradec, një 76 vjeçar nga Durrës, me sëmundje bashkëshoqëruese.


