• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BURGJET E UÇK NË SHQIPËRI/ Taulant Balla propozon Komision të Posaçëm Parlamentar
Home
Politikë

BURGJET E UÇK NË SHQIPËRI/ Taulant Balla propozon Komision të Posaçëm Parlamentar

10 November, 2020 F.autor Politikë

Aktakuzat ndaj një pjese të kupolës drejtuese të UÇK-s, riaktivizuan,  pretendimin e ekzistencës së burgjeve të kësaj ushtrie në territorin shqiptarë.

Nga një burim në Kuvendin e Shqipërisë gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka mësuar, iniciativën më të fundit të grupit parlamentar socialist për këtë çështje.

Është Taulant Balla numri një i grupit parlamentar socialist ai i cili ka ndërmarrë iniciativën e ngritjes të një komisioni të posaçëm parlamentar.

Burimet nga kuvendi deklarojnë se zoti Balla ka nisur sot mbledhjen e firmave të nevojshme për të ngritjen e këtij komisioni.

Nga informacionet e deritanishme që disponon Top Channel mësohet se objekt hetimi do të jenë të gjitha pretendimet për ekzistencën në veri të Shqipërisë të burgjeve të UÇK.

Po ashtu objekt hetimi do të jetë edhe ajo çfarë është pretenduar nga Dick Marti për Shtëpinë e Verdhë,  akuza që nuk u vërtetuan asnjëherë, përfshi të gjithë ata persona që dhanë kontributin e tyre për të ligjëruar pretendimet e senatorit zviceran.

Kjo iniciativë e Taulant Ballës vjen në vazhdën e qëndrimeve publike nga ku ai,  ka kërkuar shpjegime nga Lulzim Basha se çfarë kontributi ka dhënë në hartimin e dosjeve kundra luftëtarëve të UÇK.

“Lulezim Basha i detyrohet një përgjigje shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë e gjetkë, ku duhet të sqarojë rolin e tij tepër të dyshimtë e tinzar në lidhje me hetimin e luftës së UÇK si dhe në lidhje me të ashtuquajturat “burgjet e UÇK” në Shqipëri. Jam i bindur që këtë detyrim nuk do ta bëjë, por të paktën tu kthejë përgjigje demokratëve, të cilët duhet të dinë rolin e Kryetarit të tyre de jure në këtë maskaradë anti-kombëtare, ku viktimat e gjenocidit serb po trajtohen si kriminelë, e ku lufta çlirimtare po akuzohet për krime lufte” shkruante sot në Facebook Taulant Balla.

“Lulëzim Basha,- thekson Taulant Balla, – rezulton të ketë futur në Shqipëri fshehurazi si turist ekspertin e OKB dhe duhet të shërbejë si dëshmitar i penduar kundër shpifjeve e trillimeve ndaj luftës së UÇK.”

Top Channel ka intervistuar në vitin 2010 ekspertin e  OKB Jose-Pablo Baraybar, i cili tregonte se në Shqipëri kishte hyrë si turist dhe në Kukës kur kërkonte për burgjet e UÇK -s kishte shkuar së bashku me Lulzim Bashën.

OBJEKTI: ​​Kërkesë për krijimin e një komisioni të posaçëm

BAZA LIGJORE: ​Neni 77, pika 1 e Kushtetutës, neni 24 i Rregullores së Kuvendit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HAGË/ "U arrestua më 5 nëntor", avokati i Veselit i kthehet Gjykatësit special: E pavërtetë, ai u dorëzua vullnetarisht
Previous article MASAT E REJA/ Karantina pas orës 22:00 ja GJOBAT për shkelësit

F.autor

Postime të ngjashme

ZBULOHET RAPORTI I SHISH PËR KUVENDIN/ Ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike Politikë

ZBULOHET RAPORTI I SHISH PËR KUVENDIN/ Ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike

PAMJET/ Marrëveshja e Edi Ramës me Jared Kushner ndez fushatën në SHBA Politikë

PAMJET/ Marrëveshja e Edi Ramës me Jared Kushner ndez fushatën në SHBA

"DIVORCOHEN" META-CAKRANI/ Avokati: Na humbi besimi tek njëri-tjetri Politikë

"DIVORCOHEN" META-CAKRANI/ Avokati: Na humbi besimi tek njëri-tjetri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT