• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Flet policia suedeze për sulmin ku banon vajza e Nasim Haradinajt: Lidhet me drogën dhe…
Home
Rajon

Flet policia suedeze për sulmin ku banon vajza e Nasim Haradinajt: Lidhet me drogën dhe…

3 January, 2018 k.autor Rajon

Shefi i policisë në Helsingborg, Sven Holgersson, ka thënë se në gjashtë muajt e fundit në këtë qytet ka pasur shpërthime, të cilat ai i ka lidhur me krim të organizuar.

Në një deklaratë për gazetën suedeze “Aftonbladet”, Holgersson ka thënë se sulmet janë të lidhura me drogë, transmeton Koha.net.

“Për mendimin tim krejt këto kanë të bëjnë me drogë, ekonomi dhe armë”, ka thënë Holgersson.

Kjo deklaratë e tij është publikuar pak orë pasi ndodhi një shpërthim në hyrje të një ndërtese, nga i cili ka mbetur e plagosur vajza e nënkryetarit të OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj.

“Aftonbladet” raporton se në shtator një person ka vdekur si pasojë e një shpërthimi nga i cili mori flakë apartamenti i tij. Në muajin tetor, sipas kësaj gazete, një shpërthim kishte ndodhur në hyrje të stacionit policor.

Portali Koha.net ka kontaktuar Nasim Haradinajn dhe ai ka konfirmuar se në këtë shpërthim është plagosur vajza e tij, e cila punon si infermiere në këtë qytet dhe ishte duke u përgatitur për fillimin e studimeve në Suedi.

Në një deklaratë për KTV-në, Haradinaj ka thënë se vajza është plagosur në këmbë dhe ka pasur djegie.

“Sulmi është akt terrorist, por unë nuk e lidhi me punën time këtu. Asnjëherë nuk kam pasur kërcënime nga askush e as vajza nuk është kërcënuar asnjëherë”, ka thënë Haradinaj.

Nasim Haradinaj është përfolur shumë në fundin e vitit të shkuar për shkak të një deklaratës së tij se “punë e madhe që janë vrarë aktivistë të LDK-së”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HISTORIKE/ Cardi B është rreperja e vetme me tre këngë në 10 më të mirat e Billboard, njëkohësisht
Previous article Haradinaj flet për plagosjen e vajzës së tij: S’besoj që lidhet me deklaratën time për zyrtarët e LDK’së

k.autor

Postime të ngjashme

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT