• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Haradinaj flet për plagosjen e vajzës së tij: S’besoj që lidhet me deklaratën time për zyrtarët e LDK’së
Home
Rajon

Haradinaj flet për plagosjen e vajzës së tij: S’besoj që lidhet me deklaratën time për zyrtarët e LDK’së

3 January, 2018 k.autor Rajon

Nasim Haradinaj thotë se vajza e tij është jashtë rrezikut për jetë, pas një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi gjatë ditës së djeshme në qytetin suedez Helsinborg. Nënkryetari i OVL UÇK’së këtë po e quan si një sulm terrorist derisa mohon se situata që la vajzën e tij të plagosur mund të lidhet me deklaratat e fundit rreth vrasjes së zyrtarëve të LDK’së. “Uroj të mos jetë kështu” u shpreh ai për Express.

Ariana është vajza e Nasim Haradinajt e cila mbeti e plagosur të martën pas një sulmi në Suedi, për arse ende të panjohura deri më tani. Gjendja e saj shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë derisa banorët ku edhe ka ndodhur shpërthimi janë evakuuar. Kështu ka bërë të ditur për Express, Nasim Haradinaj, nënkryetar i OVL’së së UÇK’së për Express.

“Çika është mirë, është jashtë rrezikut për jetë, është djeg në këmbë, është e evakuuar e kanë policia në dore por është mirë. Është evakuu komplet banesa atje shyqyr zotit s’ka të lënduar as të tjerë atje që kanë qenë. Nuk dihet arsyeja ende”, ka sqaruar ai.

Nasim Haradinaj, kohë më parë ngriti shqetësime në opinion pas deklaratës së tij kur foli rreth atyre që do t’i gjykojë Specialja. “Punë e madhe që janë vrarë të LDK” ishte shprehur ai në një emision televiziv.

Por as pavarësisht kësaj, Haradinaj nuk tërhiqet nga ato që i ka thënë. Duke folur për sulmin që u përfshi edhe vajza e tij, tha se nuk beson që kjo ndërlidhet me atë që e ka thënë dhe uron që rasti të mos lidhet me këtë.

“Jo nuk besoj ishalla s’ka shqiptar që mendo ashtu, absolutisht jo, s’besoj dhe në fund të fundit për mu është si akt i shëmtuar dhe terrorist. Por jo në kuptim tjetër nuk besoj, jo uroj të mos jetë ashtu.

Fjala ime për zyrtarët e LDK’së, pra nuk e kam thënë ashtu por është hek prej kontekstit por prapë e them nuk është pune e madhe që janë vra vetëm të LDK’s por janë vrarë edhe qytetarë tjetër bashkëqytetarë të mi, bashkëluftëtarë të mi, edhe 400 tjerë unë. Unë mendoj se populli jonë nuk është i ndarë në parti por në popull dhe uroj të mos jetë kjo arsyeja”, ka shpjeguar ai ndër tjerash.

Ndaj Nasim Haradinajt kishin reaguar edhe familjarë të zyrtarëve të vrarë të LDK’së. Këta të fundit kishin drejtuar fjalë të ashpra ndaj tij duke kërkuar edhe tërheqjen nga pozita  e nënkryetarit të OVL UÇK’së. Haradinaj edhe më herët kishte refuzuar të kërkojë falje për deklaratat e tij për vrasjet e pasluftës./Express

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Flet policia suedeze për sulmin ku banon vajza e Nasim Haradinajt: Lidhet me drogën dhe...
Previous article Qëllohet me armë i riu në Lezhë, policia identifikon autorin

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT