• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“LAMTUMIRË O I SHTRENJTI IM”/ Pëllumb Kulla mesazh pas vdekjes së Koço Devoles: Po qaj si asnjëherë tjetër, të mori kjo…
Home
Kulturë

“LAMTUMIRË O I SHTRENJTI IM”/ Pëllumb Kulla mesazh pas vdekjes së Koço Devoles: Po qaj si asnjëherë tjetër, të mori kjo…

8 November, 2020 s.autor Kulturë

Lamtumirë Koço, o buzëgazi im!

Më ike o artist i mrekullueshëm, o pjesë e jetës sime, o pus i pashterrur i humorit, o fantazi-bukuri i pamatë.

Të mori edhe ty kjo kosë e mallkuar e këtyre kohërave…

Këtu ku jam nuk është gdhirë ende, kur Xhuljeta më shkundi dhe më goditi me kobin tënd…

Tërë këto ditë na ke mbajtur ndezur shqetësimet tona…

Bisedat e fundit me ty në spital, pastaj kur ti heshte, bisedat me Agron Llakajn, Filipin, Mitron, Bert Mingën, Mevlanin, Petrit Rukën, Bombajn…

Po qaj, si asnjëherë…

Na kanë ikur, si ike ti sot, dhjetëra e dhjetëra shokë, artistë me vlera të skenës dhe ekranit, jam pikëlluar shumë edhe për ta, por lotët e nxehta për, ty mbase në një unitet me të qeshurat që më ke ndjellë, qënkan më të kollajtë e më të paprerë.

Ky është vetëm reagimi i parë, o i bukuri im, se unë pas pakë, që sot, do të nis të qesh përsëri, se kështu duhen përcjellë artistët e vërtetë të humorit, ata, që si ti, lindin njëherë në 100 vjet dhe lenë aq kujtime, sa nuk harrohen kurrë dhe sillen ndërmend në biseda dyshe e në grupe, me fytyrat e ndritura nga dielli yt.

Si për ironi të fatit, erdhe dhe ike në data që të dhanë aq shumë lëndë dhe frymëzim.

Erdhe e ike në nëntor…

Së pari më 28 dhe së dyti më 8 të këtij muaji…

Rrugë të mbarë, rrugë të ndritur në kujtimet tona, o Koço Devole!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U CILËSUA SI SULM TERRORIST NË FRANCË/ I dyshuari pranon se e qëlloi me armë priftin ortodoks për shkak të gruas
Previous article FORMACIONET ZYRTARE/ Egbo dhe Martini zgjedhin titullarët, mësoni rreshtimet në Tirana-Teuta

s.autor

Postime të ngjashme

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala Kulturë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT