Latif Ajrullai, botues dhe autor i njohur shqiptar, ka humbur betejën me koronavirusin.
Ajrullai është ndarë nga jeta ditën e sotme, ndërsa lajmin e bënë të ditur miq të tij, nëpërmjet mesazheve në rrjetet sociale, ku shprehnin hidhërimin.
“U nda nga jeta për shkak të kovid 19 Prof. Latif Ajrullai , njeriu meritor i librit “ALBAS “. I ndjeri varroset në vendlindje. MILETINË”, shkroi Ferim Nesimi.
Nuk dihet ende se prej sa kohësh Ajrullai luftonte me virusin, apo se si u rëndua gjendja e tij shëndetësore.


