12 persona kanë humbur jetën nga koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 1.137 persona të dyshuar me Covid, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 491 prej tyre.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 66 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.047 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.634.
Kujtojmë që deri më tani në Kosovë 744 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 23.425.


