Vijon të rritet në mënyrë alarmante numri i rasteve të reja me koronavirus në 24 orë në botë.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, ditën e djeshme u regjistruan 581.679 infeksione të reja, përkundrejt 540,313 të enjten.
Rekordi i mëparshëm u vendos më 31 tetor, me 557,467 raste.
Ndërkohë, numri i përgjithshëm i infeksioneve në botë po shkon drejt pragut prej 50 milion, me 1.242.868 vdekje. Evropa ka tejkaluar 300,000 vdekje nga virusi.


