• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROJEKT-BUXHETI/ Ahmetaj: Qeveria e përgatitur! Po i përgjigjemi krizës, më gjeni një vend në rajon ose dhe më tej që ka rritur…
Home
Politikë

PROJEKT-BUXHETI/ Ahmetaj: Qeveria e përgatitur! Po i përgjigjemi krizës, më gjeni një vend në rajon ose dhe më tej që ka rritur…

5 November, 2020 s.autor Politikë

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka folur për projekt-buxhetin e 2021 duke garantuar se qeveria është e përgatitur për t’iu përgjigjur krizave.

Ahmetaj thotë buxheti i 2021 do të jetë ai i rimëkëmbjen ekonomike familjare.

Ai po ashtu ka bërë dy krahasime me vitin 1997 dhe 2013, duke theksuar se 23 vite më parë ekonomia ra me 12% kurse në 2013 papunësia arriti në 18%.
Ahmetaj i përgjigjet opozitës duke e sfiduar që t’i gjejnë një vend në rajon dhe më tej që ka rritur pagat gjatë pandemisë.

”Vitit 2020 nuk është një vit i zakonshëm. Shumë kush e krahason me krizat e kaluara që ka pasur shoqëria shqiptare në 25-30 vite. Do e sjell një krahasim në vijim
Buxheti në finale është përgjigjia që një qeveri, mazhorancë apo parlament vendos t’i japë krizave, zhvillimeve të munguara apo të përshpejtuara. Buxheti është aktori që ka në themel përgjigjien e përgjegjshmërisë.
Deputeti para meje bëri pyetjen e duhur, ku shkojnë paratë e shqiptarëve?
Një korsi është të flasësh për makroekonomi, dhe një tjetër e përgjigjieve të duhura. Ky është buxheti i taksave 0. Më 1 janar mbi 100 mijë biznese do paguajnë zero, ky është premtim i mbajtur. Shtyllë e këtij buxheti.
Nuk e kam ministrin e bujqësisë, por shtylla e dytë është mbështetja ndaj bujqësisë. Falenderoj ministrin që ka mbështetur fermerët gjatë pandemisë, dhe këmbënguljen për heqjen e akcizës së naftës. Një mbështetje të ndjerë për fermerët. Ky është buxheti i familjes. Mbi 300 mijë fermerë që mbështeten gradualisht, dhe vetëm në vitin e parë janë 70 mijë.
Ky është buxhet i rimëkëmbjes së ekonomisë familjare. Qeveria është përgatitur për t’u zgjeruar fiskalisht. Në një ditë të vështirë, qeveria është e gatshme, e mundshme, e përgjegjshme për të rritur financimin në ekonomi. Biznesi i vogël, pagat, infrastruktura, shëndetësia, bujqësia, rindërtimi. Jo vetëm një përgjigjie momentale, përgatitje shumëvjeçare për kohë krizash që nuk i kontrollo dot.
Ka rënë ekonomia, kanë humbur vende pune. Krahasoni krizën e 97, skemat piramidale. E dini sa ra ekonomia atëhere? 12%. Po more po, bie ekonomia 6-7%. Në krye të 6 muajve prap po ju bëj një krahasim, krahasojeni në 2013. 18% ishte papunësia, në kulmin e krizës për shkak të qeverisë papunësia nuk shkoi më shumë se 12.2%, dhe janë rikthyer 33 mijë vende pune. Krahasim me një krizë të bërë nga njerëzit, dhe një nga faktorët e jashtëm.
Si reagon qeveria në kohë kriza, ndaj tërmetit dhe pandemisë. Mos e godisni buxhetin në mënyrë klasike. Jo me bolorinë e metaforave. Qeveria ka mundësi t’i përgjigjet krizave. Dy mazhoranca, në ’97 nuk e përballoi, sot rikuperon brenda 1 viti e gjysmë. Rritëm pagat. Menaxhon në mënyrë të shkëlqyer pandeminë. Rritje pagash për mësuesit. Më gjeni një vend të rajonit, ndoshta dhe më tej që ka rritur pagat në kohë pandemie. Kundërciklike, injektim. Dinjitet për mjëket dhe mësuesit.”- tha Ahmetaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SOT NË 2020 PROBLEM JANË NJERËZIT E '97"/ Rama: Iliri në barkun e Lulit jo si lepur por si luan...
Previous article I KËRKON TË HEQI MASKËN/ Qytetari ja përplas Kryemadhit sy për sy: Ti ke shumë para dhe kurohesh por unë s’kam...

s.autor

Postime të ngjashme

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT