• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZGJEDHJET/ 4 milion vota para, Joe Biden pret 6 mandatet e Nevadas për të shpallur fitoren, ja kur do të dalë rezultati
Home
Sociale

ZGJEDHJET/ 4 milion vota para, Joe Biden pret 6 mandatet e Nevadas për të shpallur fitoren, ja kur do të dalë rezultati

5 November, 2020 s.autor Aktualitet, Botë, Breaking News, Nderkombetare, Sociale

Sytë e gjithë amerikanëve dhe qytetarëve në gjithë botën janë kthyer nga Nevada, shteti amerikan i cili ka “privilegjin” të nxjerrë fituesin e zgjedhjeve. Sipas rezultateve më të fundit të përditësuar nga mediat vendase, Joe Biden ka 264 vota elektorale (mandate) nga 270 që i duhen për të fituar, ndërsa republikani Donald Trump ka marrë deri tani 213 vota të tilla.

Vetëm Nevada ka 6 mandate apo vota elektorale, vota të cilat i japin Joe Biden automatikisht shumicën dhe e çojnë në nivelin e 270 votave elektorale që i duhen për t’u shpallur fitues i zgjedhjeve Presidenciale në SHBA.

Aktualisht numërimi i votave vazhdon në disa shtete, ndërsa diferenca në vota popullore mes dy liderëve është e madhe, afro 4 milionë, dhe në vota elektorale gjithashtu. Por në Nevada, pavarësisht se kryeson Biden, Trump është vetëm 8 mijë vota larg dhe janë pa u numëruar 25% të votave.

Zyrtarët zgjedhorë dje kanë thënë se rezultatet e ardhshme për Nevadan do të postohen të Enjten (sot) në 17:00 GMT (09:00 me kohën lokale në SHBA).

Sipas përditësimit të fundit të mediave amerikane (Ne i referohemi Fox News), demokrati Joe Biden kryeson deri në këto momente përballë Donald Trump, raporton newsbomb.al.

Joe Biden ka fituar 238 vota elektorale nga 270 që duhen për tu zgjedhur President, ndërsa Donald Trump ka 213 vota elektorale.

Mes dy kandidatëve ka një diferencë të ngushtë votash në total. Biden kryeson me 50.4% të votave në krahasim me 48% të votave të Donald Trump. E përkthyer në shifra, janë: 72,077,457 vota për Joe Biden dhe 68,601,159 për Donald Trump.

(Klikoni mbi foton më poshtë për ta zmadhuar)

Screenshot_6.jpg
Si funksionon sistemi i votave?

Zgjedhja e presidentit amerikan nuk varet nga numri i votave. Fituesi vendoset nga kollegji zgjedhor, një trupë prej 538 zgjedhësish të caktuar për këtë punë, ose delegatësh, që caktohen nga secili shtet dhe nga Uashington D.C. Që të fitojë një kandidat duhet të fitojë sa më shumë shtete për të siguruar shumicën e atyre që kanë zgjedhur shtetet për kolegjin zgjedhor, pra 270. Arritja e kësaj shifre është e vetmja gjë që ka rëndësi në zgjedhje

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN PAMJET/ Si është shkatërruar nga tritoli vila e Talo Çelës (FOTOT)
Previous article HOROSKOPI 5 NËNTOR/ Duhet të kaloni kohë me... Ja çfarë thonë yjet për ju sot

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

QARKULLONIN TË ARMATOSUR NË MAKINË/ Arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit Aktualitet

QARKULLONIN TË ARMATOSUR NË MAKINË/ Arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT