• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROKURORIA NIS HETIMET/ Publikohet për herë të parë foto e Michael Schumacher pas aksidentit në ski (FOTO)
Home
Jetë

PROKURORIA NIS HETIMET/ Publikohet për herë të parë foto e Michael Schumacher pas aksidentit në ski (FOTO)

3 January, 2018 k.autor Jetë

Një foto aktuale e Michael Schumacher është shkrepur fshehurazi nga një mik i tij, i cili u përpoq ta shiste atë për 1 milionë Paund. Fotografia është bërë në shtëpinë e Schumacher në Gjenevë të Zvicrës, aty ky kampioni i Formula 1 po merr mjekim prej 4 vitesh pasi pësoi aksidentin në ski.

Kjo foto ilegale ka bërë që prokurorët gjermanë të nisin një hetim për shkelje të privatësisë. Prokurorët kanë konfirmuar se një “person i panjohur” bëri një foto “sekrete” të gjendjes në të cilën ndodhet Schumacher dhe u përpoq ta shiste për “shuma të mëdha parash”.

Lajmi është bërë i ditur nga televizioni gjerman RTL. Në shtëpinë e Michael Schumacher në Zvicër ku ai po merr trajtim mjekësor, kanë shkuar shumë miq për vizitë, por asnjë foto e gjendjes së tij nuk është bërë publike. Kjo për shkak se bashkëshortja e 7 herë kampionit të botës në Formula 1, ka dashur që të ruajë privatësinë e familjes së saj. Megjithatë, njëri prej miqve që e kishte vizituar në shtëpi, arriti t’i bënte një foto në shtrat Michael Schumacher, të cilën u përpoq ta shiste për 1 milionë Paund. Nuk dihet se si ka ndodhur kjo gjë, por tashmë hetimet kanë nisur. Pavarësisht informacionit, kjo foto nuk ka arritur të bëhet publike në media.

Michael Schumacher pësoi një aksident të rëndë në ski më 29 Dhjetor 2013 dhe që prej shtatorit të 2014 po qëndron në shtëpinë e tij në Gjenevë ku po merr trajtim të vazhdueshëm mjekësor, që kushton 115 mijë Paund në javë. Javën e kaluar, revista “Motosport” kontaktoi me bashkëshorten e tij, por ajo sërish refuzoi të fliste.

“Shëndeti i Schumacher nuk është një çështje publike dhe do të vazhdojmë të mos bëjmë asnjë koment në lidhje me të. Duhet të mbrojmë jetën e tij private”, tha ajo.

Nëpër media të ndryshme botërore ka pasur shpeshherë spekulime në lidhje me shëndetin e Schumacher, duke qenë se të afërmit e tij nuk jepnin asnjë deklaratë publike. Para 1 viti, familja e Michael Schumacher paditi një gazetë gjermane që kishte shkruar se kampioni i botës në F1 mund të ecte. Avokati i familjes pohoi në atë kohë se pretendimi i gazetës nuk është i vërtetë, pasi Schumacher nuk mund të lëvizë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kjo është Ariana, vajza e Nasim Haradinajt që u plagos në Suedi. Deklarata që mund të ketë shkaktuar atentatin
Previous article Sulm me bombë kundër vajzës së Nasim Haradinajt

k.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT