Policia ndëshkon me gjobë kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në Kombinat, në vijim të punës për monitorimin e zbatimit të masave anticovid, kryesisht të vendosjes së maskës së detyrueshme që në momentin që del nga banesa, kanë konstatuar në Kombinat, në rrugën “Llazi Miho”, rreth orës 11:00, shtetaset Monika Kryemadhi dhe Floida Kërpaçi, përfaqësuese të forcës politike LSI, të cilat nuk kishin vendosur maskën mbrojtëse.
Në këto kushte, në zbatim të Aktit Normativ, të dyja këto shtetase janë ndëshkuar me masën administrative 3000 lekë secila.


