• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LIVE/ Zgjedhjet në AMERIKË, ndiqni REZULTATET minutë pas minute. Kush kryeson
Home
Ekskluzive

LIVE/ Zgjedhjet në AMERIKË, ndiqni REZULTATET minutë pas minute. Kush kryeson

5 November, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Vijon prej mbremjes numërimi i votave në SHBA për garën elektorale mes Presidentit Donald Trump dhe rivalit të tij Joe Biden vijon ende, por me një rezultat pozitiv për këtë të fundit.  (Kliko KËTU)

Prej fillimit të procesit Biden ka kryesuar me perjashtim të dy tre momenteve ku shtete të caktuara ngritën në vota elektorale Presidentin Trump.

AlpeNews.al sjell minutë pas minute rezultatet e procesit nga SHBA dhe reagimet e kandidatëve.

20:42/ Në Nevada, gara vazhdon të jetë e ngushtë, me Biden që udhëheq me 0.9 pikë më shumë se rivali i tij, Trump.

19:53/ Sekretarja e shtetit të Pennsylvanisë thotë se ne fund të ditës do dalin edhe rezultatet perfundimtare.

18:00/ Trump: Shtetet e fituara nga Biden do i kontestojmë.

17:20/ Trump ka besim tek votat e Pennsylvanisë: Fitore e madhe e ligjshme.

17:15/ Presidenti Trump bën thirrje që të ndalohet numërimi.

15:29/ Ka edhe 50.000 vota për tu numëruar në Georgia.

12:52/ Nëse Biden fiton në Pennsylvania, arrin 270 vota elektorale që i duhen për tu bërë President.

11:50/ Shtetet që kanë ende garën e hapur.

  • Alaska
  • Arizona
  • Georgia
  • Nevada
  • North Carolina
  • Pennsylvania

10:42/ Joe Biden kryeson edhe në Arizona.

10:12/ Trump kryeson Karolinën e Veriut 50.1%, Joe Biden – 48.7%. Numërohen 94%. Shteti ka 15 vota elektorale.

09:54/ Ekipi i Trump ngren një seri padish në shtetet kryesore ku po numërohen votat.

09:00/ Përditësimi i fletëve të votimit të Filadelfias pritet brenda natës

08:44/ 4 milion vota para, Joe Biden pret 6 mandatet e Nevadas për të shpallur fitoren.

01:43/ Trump kryeson në Georgia me 49.9%. Biden e ndjek me 48.9%.

01:00/ Progres në numerimin e votave në Pennsylvania por burimet thonë se mund të zgjasë edhe disa ditë.

00:40/ Rezultati deri tani: Kryeson Biden me 264 vota elektorale kundrejt Trump me 214.

00:13/ Shteti i Nevadës vijon ndalesën nderkohë që numërimi në vendet e tjera po bëhet normalisht.

23:40/ Nisin tensionet në SHBA, mbështetësit e Trump dynden drejt qëndrave të numërimit.

23:09/ Shtetet ku vijon ende numërimi.

  • Alaska
  • Arizona
  • Georgia
  • North Carolina
  • Nevada
  • Pennsylvania

22:22/ CNN: Joe Biden fiton Michigan. Aty ka 16 vota elektorale.

22:10/ Joe Biden mban konferencë per mediat ndërkohë që numerimi vijon në 7 shtete.

21:43/ Trump fiton një votë elektorale në Mejn, tre të tjerat janë fituar më parë nga Joe Biden.

21:36/ Situata në Nevada dhe Arizona, Biden kryeson bindshëm

20:37/ Rezultati në Michigan, ekipi i Trump thotë se do ngrejë proces gjyqësor në këtë shtet për procesin e votimit.

20:05/ Georgia ka akoma edhe 240.000 vota për të numëruar, sipas sekretarit të shtetit.

19:25/ Reagon Joe Biden:

Kam marrë më shumë vota se çdo kandidat tjetër në histori.

Morëm më shumë se 50 % të votës popullore.

Fituam 3 shtete më shumë se sa në 2016.

Shënuam rritje në Wiscosins, Pensilvani dhe Michigan më shumë se sa Trump në 2016.

Fitore.

18:39/ Rreth 200 mijë vota për t’u numëruar në Georgia

Georgia, një ndër shtetet ku beteja është shumë e ashpër, ka ende rreth 200 mijë vota për t’u numëruar, njoftoi sekretari i shtetit Brad Raffensperger.

“Çdo votë e vlefshme do të numërohet”, shtoi ai gjatë një konference për shtyp.

18:34/ CNN: Joe Biden fiton të pakten 3 nga 4 votat elektorale në Maines.

18:10/ Joe Biden fiton në Wisconsin.

17:54/ Joe Biden vijon të kryesojë në Michigan me 30.000 vota më shumë se Trump.

17:05/ Sipas burimeve, Joe Biden pritet të mbajë nje konferencë për mediat gjatë oreve në vijim.

16:53/ Guvernatori i Pennsylvanisë: Mundet që as sot të mos kemi rezultat final.

16:11/ Biden thyen rekordin historik të Obamës për numrin e votuesve, më shumë se 70 milion persona mbështeten Biden

15:20/ Biden bën kthesën e madhe dhe kryeson në Michigan dhe Wisconsin.

15:17/ Stafi i fushatës së Biden: Optimistë për fitoren pas numërimit të të gjithë votave.

“Do të duhet të presim votat që kërkojnë më shumë kohë për t’u numëruar. Gjithësesi, jemi optimist se kur të gjitha votat të numërohen, Biden do të dalë fitues”, tha pjesëtari i stafit të fushatës së kandidatit demokrat.

14:35/ Në SHBA ka zbardhur dhe rezultati ende vijon të mbetet i ngushtë.

14:07/ Demokratët dhe Biden shumë pranë ngjyrosjes së Georgias blu.

13:44/ Shteti i Nevadës ndërpret numërimin e votave. Ka njoftuar në Twitter se ende ka për të numëruar votat me postë të pranuara në ditën e zgjedhjeve, votat me postë që do të pranohen gjatë javës së ardhshme dhe votat me kusht, në mënyrë që të kompletohet numërimi.

13:27/ Biden kryeson në Wisconsin që ben pjesë në shtetet që pritet te percaktojnë edhe fituesin e garës presidenciale.

13:10/ Trump kryeson në Pennsylvania me 55.8 përqind, ndërsa Bideni ka 43.1 përqind.

12:40/ Biden kryeson votat elektorale me 238, ndërkohë Trump ka 213.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PAPRITUR/ Reshje të dendura shiu, shtyhet ndeshja e Europa League...
Previous article ARSENAL-MOLDE/ Starton Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi (FORMACIONET ZYRTARE)

F.autor

Postime të ngjashme

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person Aktualitet

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT