Janë publikuar rezultatet e para në shtetin e Indianas në SHBA, ku Trump dhe Biden garojnë për postin e Presidentit.
Ky shtet ka 11 vota në Kolegjin elektoral, ndërsa deri më tani janë numëruar vetëm 1% e votave, rreth 6500.
Deri më tani është presidenti aktual Donald trump që kryeson me 11857 vota, ose 73%, ndërsa Joe Biden ka marrë 4034 vota.
Jo Jorgensen i Partisë Liberale ka 267 vota, por votat e marra prej tij do të jenë më shumë për statistikë, pasi nuk mund të krahasohet me dy kandidatët e tjerë.



