Mrekullia ndodhi në Izmir, kur pas 91 orësh kërkimesh është nxjerrë e gjallë nga gërmadhat vogëlushja 4-vjeçare.
Ajla, sipas medieve turke është nxjerrë në zonën e Izmir nën rrënojat e një apartamenti, ishte në kuzhinë përpara një lavatriçeje, e mbuluar me dhe.
“Ayla Gezgin u shpëtua e gjallë,” tha Guvernatori i Izmir, Yavuz Selim Kö?ger.
Ekipi që shpëtoi Ayla të Vogël nga rrënojat shpjegoi ato momente si më poshtë: “Kam dëgjuar zërin ulëritës. Unë thashë të ndalojë së punuari, tingulli ulëritës po shtohet. Ne ndaluam gjeneratorin dhe thamë: A ka ndonjë?. Ajo tha “Unë jam mirë”.
Fëmija nxirret siç tregohet në këtë video duke qeshur dhe kjo mrekulli ndodhi që pas 91 orësh, afro katër ditë pasi ndodhi tërmeti i fuqishëm të nxirret trupi i gjallë.


