Dje u bë rasti i tretë ku një pacient me Covid-19 i dha fund jetës duke u hedhur nga lartësia. Këtë puntatë në Open në Top Channel po diskutohet për vetëvrasjet në Sanatorium.
Zv-ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli e pyetur se çfarë po ndodh në Sanatorium u përgjigj duke thënë se në Sanatorium po shpëtohen shumë jetë.
Çfarë po ndodh në Sanatorium?- e pyeti Eni Vasili.
“Në atë spital, po shpëtohen jetë. Është spitali ku ka më shumë të shtruar me spital. Po shpëtohen shumë jetë. Fatkeqësisht kemi dhe humbje jete. Puna dhe përkujdesi i stafit mjekësor është maksimale. Po bëjmë punë të mirë shkencore dhe mjekësore.
Këto raste janë nën heim nga Prokuroria. Edhe kur është në hetim nuk shtë mirë për të folur për atë rast”- tha Rakacolli.


