• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
“SHQIPRIA KA BËRË PROGRES”/ Moody’s konfirmon vlerësimin në “B1” dhe perspektivën “e qëndrueshme”
Home
Ekonomi

“SHQIPRIA KA BËRË PROGRES”/ Moody’s konfirmon vlerësimin në “B1” dhe perspektivën “e qëndrueshme”

31 October, 2020 F.autor Ekonomi, Politikë

Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Moody’s konfirmon për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B1”, si dhe me perspektivën “e qëndrueshme”.

Sipas Moody’s, pandemia e koronavirusit ka prekur Shqipërinë për shkak të kufizimeve të brendshme, si dhe prej ndikimit që pati në tregti dhe remitanca, faktorë kryesorë të konsumit privat. Ndërsa thekson se, zbatimi i reformave në përputhje me anëtarësimin në BE, kuadri fiskal, administrata tatimore dhe mbledhja e të ardhurave janë përmirësuar gjatë viteve të fundit.

Konkretisht, Shqipëria ka përmirësuar planifikimin dhe ekzekutimin e saj fiskal. Ndryshimet në Ligjin Organik të Buxhetit në mes të vitit 2016 dhe sistemet e vendosura për të monitoruar dhe zgjidhur problematikat me detyrimet e prapambetura pritet të sigurojnë një pozicion fiskal më pak të lëkundur në të ardhmen.

“Në kontrast me periudhën parazgjedhore në 2013, ku rezultoi një akumulim i konsiderueshëm i detyrimeve të prapambetura (4.8% të PBB-së), asnjë rrëshqitje fiskale nuk ndodhi gjatë periudhës së zgjedhjeve të fundit, falë dispozitave të përcaktuara në Ligjin Organik të Buxhetit, të cilat disiplinojnë ekzekutimin e deficitit në vitet zgjedhore. Në korrik 2020, qeveria miratoi amendime të mëtejshme në Ligjin Organik të Buxhetit, duke përfshirë një rregull fiskal për një balancë primare të paktën zero duke filluar nga viti 2023 e në vijim”, thuhet në raport.

Gjithashtu, Agjencia vlerëson se konsolidimi fiskal do të rifillojë vitin e ardhshëm. Rritja e të ardhurave dhe përmirësimi i cilësisë së shpenzimeve do të jenë thelbësore për rikrijimin e hapësirave fiskale, pas goditjes së koronavirusit.

Sipas raportit, ndryshimi i fundit në Ligjin Organik të Buxhetit, që synon një balancë primare të paktën zero nga 2023 e tutje, do të ankorojë konsolidimin fiskal në periudhën afatmesme e afatgjatë.

Megjithëse kuadri fiskal është forcuar, rreziqet fiskale mbeten. Me mbështetjen e FMN-së, Bankës Botërore dhe BERZH, qeveria ka bërë progres në përmirësimin e kuadrit fiskal dhe adresimin e një pjese të mirë të rreziqeve./Atsh

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKORDI JUVENTUS-DYBALA/ Rinovimi në ngërç, menaxheri ikën duarbosh nga Italia
Previous article PAS TRANSFERIMIT TË ALCANTARA/ Trajneri Klopp kërkon t'i "rrëmbejë" yllin tjetër Bayernit

F.autor

Postime të ngjashme

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër… Breaking News

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër…

PËRPLASJET PARA PARLAMENTIT/ PD merr vendim: Nuk shkojmë në seancë, Kuvendi i rrethuar nga policia... Politikë

PËRPLASJET PARA PARLAMENTIT/ PD merr vendim: Nuk shkojmë në seancë, Kuvendi i rrethuar nga policia...

TENSIONET/ Spiropali: Duhet të merremi me veten, jo me protestuesit. Diskutimet në Kuvend duhet të sjellin zgjidhje konkrete Politikë

TENSIONET/ Spiropali: Duhet të merremi me veten, jo me protestuesit. Diskutimet në Kuvend duhet të sjellin zgjidhje konkrete

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT