Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq këtë të premte do të jenë pjesë e konferencës së Mini-Shengenit Ballkanit. Ky takim do të zhvillohet në kuadër të iniciativës për bashkëpunim të avancuar rajonal por nuk do të jetë e aksesueshme për mediat.
Takimi i ngjashëm me ato të zhvilluara në Nish, Tiranë apo Ohër. Ende e pakonfirmuar është pjesëmarrja e Kosovës, të cilës pritet ti dërgohet një ftesë për të qënë pjesë e Mini-Shengenit. Këtë ftesë e ka konfirmuar me herët edhe kryeministri Zaev gjatë vizitës së Kryeministrit Hoti në Shkup.
Kujtojmë se një prej pikave të marrëveshjes së firmosur nga kryeministri Avdulla Hoti në Shtëpinë e Bardhë është edhe ulja në tryezën e bisedimeve të Shengenit Ballkanik.
Gjatë vizitës në Shkup, homologu Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ia përsëriti ftesën kryeministri Hoti, kur tha se Kosova duhet të afrohet me iniciativën rajonale të Shengenit Ballkanik me qëllim që të jetë prioritet për rajonin, pa dallim të çështjeve të hapura politike.


