Fqinjët e minatorëve që humbën jetën në minierën ‘Balgjaj’, në Selishtë të Dibrës kanë treguar se ata kishin 3 ditë që ishin zhdukur.
Ata kanë zbuluar për mediat se galeria ka qenë e mbyllur nga shteti dhe ata punonin në të zezë.
“E kemi komshi, sipas të afërmve të tij që janë nga Peshkopia, kanë qenë rreth 3 ditë të bllokuar, kur kanë shkuar dje të afërmit që i kanë nxjerrë nga masivi i dheut, punonin në të zezë dhe kjo galeri ka qenë e mbyllur. Ka qenë galeri e mbyllur nga shteti”, tha njëri nga fqinjët.
Një tjetër fqinj shprehet se lajmin e kanë marrë vesh nga televizioni.
“Ne jemi komshi, në një pallat, viktimat ka tre ditë që ne nuk dinim asgjë, mbrëmë nga orën 11 të natës kemi marrë vesh lajmin e fundit nga TV kur ka shkuar baxhanaku i vetë se i ka zënë shkëmbi”, tha një tjetër.