Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ditën e sotme në seancën plenare ka deklaruar se revista prestigjoze ‘Lancet’, e cila merret me vlerësimin e sistemit të shëndetësisë, ka vlerësuar Shqipërinë me 70 pikë nga 100 pikë.
Ajo ka thumbuar edhe Pasrtinë Demokratike duke thënë se këto janë vlerësime nga një revistë prestigjoze dhe jo me grafikë dhe matematikë të gabuar.
‘Po e nis sot me një lajm të mirë, pas gjithë këtyre lajmeve të hidhura që marrim pas humbjes së jetëve nga Covid. Një ndër revistat më prestigjoze ka vlerësuar sistemin në shëndetësi me 70 pikë duke e krahasuar me vendet në Europë. Një nga rezultat shumë më të mirë krahasur me vitet e mëparshme. Shqipëria ka marrë 70 pikë si Rumania, vende të europës dhe më shumë se vendet e ballkanit perëndimorë. Të gjitha këto janë të vlerësuar nga organizata të rëndësishme, jo nga ata me grafikë dhe dhe matematikë të gabuar, por revista prestigjoze. Tek këto janë faktet,” tha Manastirliu.


