• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MASKA RA”/ Spiropali ironizon Metën: Presidenti sa herë shkel me dy këmbët Kushtetutën, nis dhe ulëret
Home
Politikë

“MASKA RA”/ Spiropali ironizon Metën: Presidenti sa herë shkel me dy këmbët Kushtetutën, nis dhe ulëret

28 October, 2020 F.autor Politikë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka bërë një shkrim ironizues për Ilir Metën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali ka përdorur maskën si në mënyrë figurative, për të komentuar Metën. Ajo shkruan se presidenti Ilir Meta e ndërron maskën herë pas here, dhe sipas saj maska atij i bie kundër dëshirës.

Më tej, Spiropali ndalet edhe tek nënshtetësitë e dhëna nga presidenti Meta, duke thënë se ai vendos një ‘maskë’ të re ose ndryshe ndryshon sa herë që shet një nënshtetësi tallavaje, ose çdo herë që shkel Kushtetutën me këmbë.

Postimi i plotë:

Maska Ra

Tregim Spiropalist
Presidenti i maskuar nuk mban maskë. Megjithatë, Presidenti maskën e do. Presidenti maskës i falet shtatë herë në ditë.
Por, për fat të keq të tij, ose ndoshta për arsye antropometrike, Presidentit maskat i bien vetvetiu, kundër dëshirës së tij të pafundme dhe vullnetit të tij të palëkundur për të qënë gjithë kohën i maskuar.
Sa herë që Presidentit i bie ose i çirret një maskë, Presidenti vë një tjetër maskë. Kështu, nga maska te maska çdo herë që shet një nënshtetësi tallavaje, ose çdo herë që shkel Kushtetutën me të dy këmbët, ose çdo herë që thotë një broçkull me plot gojën, maskë mbi maskë, presidenti ynë as vetë nuk e di sa maska ka, sa maska përdor, sa maska ndërron. Kjo është arsyeja që sa herë Presidentit i bie ose i çirret maska, aq herë Presidenti maskën e ndërron, dhe për t’u justifikuar për maskën e rënë ose maskën e çjerrë, nis e uluret, nuk kam faj, maskën nuk e hoqa, Maska Ra.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJERMANIA KTHEHET MBRAPA/ Ja çfarë do të ndodhë nga nëntori në Bundesliga
Previous article RRËFEHET HISTORIA E TRISHTË/ Papu Gomez: Ilicic u godit nga Covid-19 dhe e humbi mendjen

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit Politikë

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit

PROTESTA/ Rama: E kam dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë, njësoj edhe sot kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më Politikë

PROTESTA/ Rama: E kam dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë, njësoj edhe sot kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare Breaking News

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT