• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MERRNI SHEMBULL NGA SHQIPËRIA”/ Ministrja izraelite bën thirrje: Të ngrihemi të gjithë kundër antisemitizmit
Home
Politikë

“MERRNI SHEMBULL NGA SHQIPËRIA”/ Ministrja izraelite bën thirrje: Të ngrihemi të gjithë kundër antisemitizmit

28 October, 2020 F.autor Politikë

Ministrja e Diasporës së Izraelit, Omer Yankelevich, i bëri thirrje të gjithë botës që të ndjekë shembullin e Shqipërisë në mbrojtje të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Duke folur në Forumin e Antisemitizimit, ministrja Yankelevich tha se vitet e fundit ka pasur rritje të sulmeve ndaj të drejtave të njeriut.

Ajo theksoi se për ta luftuar këtë duhet të bashkohen të gjitha shtetet.

“Lufta kundër antisemitizmit është shumë e rëndësishme për të gjithë ne. Ministria e Diasporës për Izraelin ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm për këtë. Më 2019 kemi parë rritje të antisemitizmit. Britania e Madhe ka raportuar incidente, por edhe vendet e tjera. Kam folur me komunitetet, ka pasur sulm ndaj të drejtave të njeriut. Antisemitizmi po vjen nga të gjitha drejtimet. Nga ata që mohojnë ekzistencën e hebrenjve, të drejtat e tyre, duke krijuar këto ideologji. Kjo urrejtje nuk ka vend në shoqërinë e sotme. Si hap i parë, komuniteti global duhet të ketë prioritetet dhe të vendosë standardet për ta luftuar antisemitizmin. Dua të përgëzoj qeverinë dhe parlamentin shqiptar për këtë hap të rëndësishëm. Iu bëj thirrje të gjithë krerëve të parlamenteve që të jenë të gatshëm ta luftojnë këtë urrejtje dhe të luftojmë të gjithë së bashku për këtë. Zgjidhja duhet të jetë për të gjithë ne. Ministria jonë është këtu si partnere dhe kemi qëllim të punojmë me të gjithë ju që ta mundim këtë kërcënim botëror. Ky nuk është vetëm një problem për hebrenjtë, por është një problem global. Duhet ta adresojmë këtë çështje në mënyrë alarmante, të ngrihemi të gjithë kundër antisemitizmit dhe kundër çdo forme tjetër urrejtjeje. Shqipëria ka treguar se është vërtet mike e hebrenjve për mënyrën si i ka trajtuar dhe sigurinë që iu ka dhënë. Të gjitha vendet duhet të ndjekin shembullin e Shqipërisë në kuadër të hebrenjve. Për këtë iu bëj thirrje të gjithë autoriteteve në vende të ndryshme. Shqipëria i ka mbrojtur shumë vite më parë hebrenjtë dhe janë vërtet për t’u admiruar dhe është një vend nga ku duhet të marrin inspirim edhe vendet e tjera”, deklaroi ministrja izraelite.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FITORE NË MOMENTIN E DUHUR"/ Devolli pas debutimit me fitore në stolin e Drenicës: 3 pikët ua dedikoj djemve
Previous article U AFRUAN ME BUJË/ 3 nga blerjet e merkatos së Laçit nuk… "duken"

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit Politikë

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit

PROTESTA/ Rama: E kam dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë, njësoj edhe sot kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më Politikë

PROTESTA/ Rama: E kam dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë, njësoj edhe sot kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare Breaking News

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT