• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KUJDES nëse ju vjen një mesazh i tillë në “WhatsApp”! Kush ka kthyer përgjigje të njoftojë menjëherë Policinë
Home
Sociale

KUJDES nëse ju vjen një mesazh i tillë në “WhatsApp”! Kush ka kthyer përgjigje të njoftojë menjëherë Policinë

28 October, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

“Urime!!, Numri juaj i telefonit është zgjedhur si fitues i shtatëqind mijë dollarëve të shteteve të bashkuara (700,000.00USD) në programin e donacionit COVID-19 të WhatsApp 2020. Dërgoni referencën tuaj fituese Nr.Wh/US-6463457 në email: info@intldraës për më shumë detaje si të tërhiqni fondet tuaja. Kontaktoni info@intldraës për pyetje të mëtejshme. Shënoni që ky është një tekst konfidencial.”…Nëse ju ka ardhur një mesazh i tillë dhe ju i keni kthyer përgjigje duhet të njoftoni menjëherë Policinë e Shteti sepse është MASHTRIM. Ky mesazh ka për qëllim marrjen e të dhënave tuaja personale dhe të një shume të caktuar parash.

Po si arrihet kjo? Policia e Shtetit ka sqaruar me detaje të gjithë skemën e mashtrimit.

“Numra telefoni të huaj dërgojnë një mesazh në aplikacionin WhatsApp me tekst në gjuhën angleze, që në gjuhën shqipe ka një kuptim të tillë:
“Urime!!, Numri juaj i telefonit është zgjedhur si fitues i shtatëqind mijë dollarëve të shteteve të bashkuara (700,000.00USD) në programin e donacionit COVID-19 të WhatsApp 2020. Dërgoni referencën tuaj fituese Nr.ËH/US-6463457 në email: info@intldraës për më shumë detaje si të tërhiqni fondet tuaja. Kontaktoni info@intldraës për pyetje të mëtejshme. Shënoni që ky është një tekst konfidencial.”

Në vazhdimësi të komunikimit nëpërmjet postës elektronike (email), organizuesit e këtij mashtrimi do kërkojnë të dhënat e kontaktuesit me qëllim dhënien e këtij çmimi. Të dhënat që do të kërkohen do të kenë të bëjnë me emrin e plotë, vendin, numrin e telefonit të kontaktit, shtetësinë, adresën, moshën, gjininë, statusin civil dhe punësimin. Gjithashtu, adresa e vendosur gjatë këtij komunikimi nga organizuesit e këtij mashtrimi do të jetë adresa zyrtare e Kompanisë “WhatsApp”.

Në vazhdim të komunikimit, organizatorët e mashtrimit përdorin dhe adresa të tjera të postës elektronike si psh: [email protected] dhe [email protected]. Më pas dërgohet dhe një certifikatë për fitimin e çmimit ku kërkohet të rritet besueshmëria tek organizatorët e mashtrimit.

Po në vijim  të komunikimit nga ana e organizatorëve jepen dhe dy mënyra për transferimin e shumës tek fituesi që janë nëpërmjet kartës ose nëpërmjet transfertës bankare dhe kërkohen përsëri të dhëna të shtetasve, ku tani përfshihen dhe të dhëna bankare. Në përfundim të kësaj skeme mashtrimi, nga ana e organizatorëve kërkohet një shumë e caktuar parash, me qëllim transferimin e shumës së fituar tek fituesi”, njofton policia.

Organizatori i kësaj skeme mashtrimi, aktualisht është i paidentifikuar, por gjatë kësaj dekade këto lloj mashtrimesh bëjnë pjesë në ato që quhen “Mashtrimet Nigeriane”, njofton Policia teksa ka dhënë edhe këshilla se si të dalloni një mesazh që është një mashtrim.

Si të dalloni një mesazh që është një mashtrim
Mesazhi vjen nga një numër i huaj;
Çmimi i fituar ka të bëjë me një aktivitet të pakryer nga përfituesi i mesazhit;
Vlerat e fituara (sipas mesazhit) janë të konsiderueshme;
Kërkimi i të dhënave personale;
Kërkimi i të dhënave bankare;
Kërkimi i dokumenteve të identifikimit ose dokumenteve të tjera personale, etj.

Mesazhi i dërguar në whatsApp dhe certifikata e çmimit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANTISEMITIZMI/ Mike Pompeo: Zoti e bekoftë Shqipërinë, shpëtuan hebrenjtë nga nazistët
Previous article "DEGJENERON" aktivistja PD: Robt ku t’i kesh o Rama. Se vë maskën unë

F.autor

Postime të ngjashme

ZBULOHET "FABRIKA" E KANABISIT NË DIVJAKË/ Sekuestrohen 44 kg drogë dhe 1426 bimë narkotike Aktualitet

ZBULOHET "FABRIKA" E KANABISIT NË DIVJAKË/ Sekuestrohen 44 kg drogë dhe 1426 bimë narkotike

RAPORTIMI TE "LIGJET"/ Deputeti i PS e pyet për ’21 Janarin’, ja si përgjigjet kreu i SPAK Aktualitet

RAPORTIMI TE "LIGJET"/ Deputeti i PS e pyet për ’21 Janarin’, ja si përgjigjet kreu i SPAK

MANDATI I PROKURORËVE/ Kreu i SPAK: Duhet të ruhet ekspertiza e krijuar ndër vite Aktualitet

MANDATI I PROKURORËVE/ Kreu i SPAK: Duhet të ruhet ekspertiza e krijuar ndër vite

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT