• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NUK NDALET META/ Kërkon arrestimin e gazetarit pas dëshmisë kundër tij: KryeDoçi zhgarravitës ordiner, të izolohet menjëherë
Home
Politikë

NUK NDALET META/ Kërkon arrestimin e gazetarit pas dëshmisë kundër tij: KryeDoçi zhgarravitës ordiner, të izolohet menjëherë

27 October, 2020 F.autor Politikë

Presidenca ka reaguar ashpër pas dëshmisë së gazetarit Adriatik Doçi të dhënë ditën e sotme në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ku deklaroi se presidenti Ilir Meta i ka dhënë shtetësinë shqiptare një shqiptari të Kosovës të dënuar për vrasje të 5-fishtë, mes tyre edhe 3 fëmijë.

Përmes zëdhënësit Tedi Blushi, kreu i shtetit ka kërkuar arrestimin e gazetarit Doçi që sipas tij mashtroi publikisht, dhe para Komisionit të Sigurisë.

Gjithashtu, Blushi pretendon se personi që mori shtetësinë nga Meta, rezulton i padënuar me vendim gjykate dhe nuk cënon sigurinë kombëtare.

Prej ditësh, sulmi i presidentit Ilir Meta ndaj gazetarëve kritikë ndaj tij është intesifikuar duke i kërcenuar dhe intimiduar në forma të ndryshme.

“KryeDoçi i Malavitës, ky militant i përvëluar i “Rilindjes”, zhgarravitës ordiner në një media të dyshuar nga vetë zyrtarë të lartë të PS për financime të errëta, hodhi sot shpifje dhe akuza tepër të rënda, duke MASHTRUAR publikisht opinionin publik dhe më rëndë akoma, Institucionin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, për rastin e marrjes së shtetësisë shqiptare të një ish-luftëtari të USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS.

Sqarojmë se për rastin në fjalë, Presidenti i Republikës ka marrë në konsideratë kërkesën e titullarëve të institucioneve më të larta të Republikës së Kosovës.

Ky shtetas, referuar dokumentacionit zyrtar të lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, çertifikuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor i Kosovës, rezulton I PADËNUAR.

Gjithashtu edhe nga Institucioni përgjegjës i Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë, vërtetohet me shkresë zyrtare, se ky shtetas, NUK E CËNON SIGURINË KOMBËTARE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË.

I bëjmë THIRRJE PUBLIKE DHE I NXISIM me forcë të gjitha institucionet ligjzbatuese dhe veçanërisht ato të drejtësisë, në Shqipëri dhe në Kosovë, të reagojnë MENJËHERË, për të izoluar, nisur menjëherë hetimet dhe për të vendosur PARA PËRGJEGJËSISË PENALE KryeDoçin e Malavitës dhe të “Rilindjes”, për të gjitha këto shpifje të ndyra dhe ordinere që meritojnë përgjigje të menjëhershme ligjore, për më tepër të bëra sot para Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare.

Ky individ, prej kohësh duhej të ishte subjekt i drejtësisë shqiptare për shantazhin kriminal, presionin e ulët dhe ndikimin e paligjshëm, të bërë ndaj Drejtores së Arsimit në Kamëz, për punësimin e bashkëshortes së tij.
Por ta harrojë se me këto mjete të fëlliqura shantazhi, presioni, shpifjesh ordinere dhe presione të ulta që po përdor sëfundmi dhe ndaj Institucioneve më të larta shtetërore, do të mund t’i shpëtojë drejtësisë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë!

Ose të tregojë urdhëruesit dhe kush fshihet pas këtyre sulmeve ose përgjegjësia penale do të jetë vetëm mbi të!
Heronjtë dhe Dëshmorët e Kosovës dhe familjarët e tyre për këlyshët e UDB, terroristë quhen akoma, por për të gjithë shqiptarët ata janë familjarë të Heronjve, patriotëve dhe atdhetarëve.

DREJTËSISË NUK DO T’I SHPËTOJË ASKUSH QË KONSUMON VEPRA PENALE!
PËR KËTË TË JENË TË QARTË TË GJITHË!
ORA E PËRBALLJES PO AFRON!”, thuhet në reagimin e Presidencës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KODI ZGJEDHOR/ Balla: E mirëpresim opinionin e Venecias, por do adresohet pas 25 prillit. Meta do të pengojë zgjedhjet
Previous article DALIN PAMJET/ Shfrytëzuan momentin kur ndërrohen turnet, video e anti-terrorit shqiptar brenda kampit të "ferrit"

F.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë Politikë

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz Breaking News

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT