Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka bërë sërish thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos mbajnë maska në ambiente të hapura.
“Mos u puth buzë më buzë me njerëzit, laj duart dhe mos prek fytyrën, dhe mund të mos mbash maskë. Nuk kam ndërruar mendim që shqiptarët nuk duhet të mbajnë maska. Kam disa vite shkollë më shumë se Edi Rama. Di se si funksionon pastërtia dhe higjiena.
Maska në rrugë jo vetëm që është abuzim psikologjik që i ka kthyer shqiptarët si qen me maska. Nëse Rama do që shqiptarët të mbajnë maska le t’ua ofrojë ai”, tha Kryemadhi.


