• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
UTHULLA E MOLLËS/ Këto janë 4 arsye tepër të forta se përse duhet ta konsumoni
Home
Shëndet

UTHULLA E MOLLËS/ Këto janë 4 arsye tepër të forta se përse duhet ta konsumoni

3 January, 2018 g.autor Shëndet

Të gjithë e dinë tashmë sa e rëndësishme është uthulla e mollës për lëkurën dhe për flokët, por nëse nuk e keni ditur më parë, uthulla është shumë e rëndësishme edhe për shëndetin.

Mund të shijojë pak çuditshëm në fillim, por të mirat që ofron janë të pakrahasueshme.

1. Ndihmon tretjen: Uthulla e mollës “ndihmon tretjen duke stimuluar gjëndrat e pështymës në gojë”,- thotë Patricia Bragg, përfaqësuese e N.A. Ph.D. Po ashtu, ajo rrit sasinë e acidit në stomak – dhe kjo është gjë e mirë, sepse ushqimet nuk mund të treten plotësisht, nëse sasia e acidit në stomak nuk është e mjaftueshme.

2. Qetëson dhimbjet e fytit: Të pish pak uthull molle ndihmon për të balancuar nivelin e pehashit në fyt. Uthulla vret bakteret, pastron gëlbazën, duke e bërë frymëmarrjen më të lehtë.

3. Ul kolesterolin. Një studim i vitit 2006 ka provuar se acidi acetik në uthullën e mollës ul në mënyrë të ndjeshme kolesterolin dhe i mban trigliceridet në nivelin e duhur. Pirja e dy lugëve uthull molle çdo ditë do të të ndihmojë për të mbajtur në nivele të kënaqshme kolesterolin.

4. Stabilizon nivelin e sheqerit në gjak: Uthulla e mollës është një përbërës ideal për të gjithë të prekurit me diabet. Edhe për këtë fakt janë kryer një sërë studimesh, të cilat kanë arritur në një përfundim – uthulla e mollës ul nivelet e glukozës, nëse pihet pasi të kesh konsumuar një vakt. Po ashtu, thuhet se mban nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak në mëngjes, nëse e pi në darkë para gjumit.

Uthulla e mollës ka edhe shumë përfitime të tjera (si humbja e peshës), por për disa prej tyre duhet të ketë edhe prova shkencore.

Nëse fillon të shtosh uthullën e mollës në ditën e përditshme, është mirë që fillimisht të pyesësh mjekun.

Rekomandohet edhe hollimi i uthullës me ujë, për shkak se ajo përmban shumë acid që mund të ndikojë edhe në prishjen e smaltit të dhëmbëve. Përziej një deri në dy lugë gjelle uthull organike me ujë. Kësaj përzierjeje mund t’i shtosh edhe pak mjaltë për ta bërë shijen e saj pak më të ëmbël./time

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dymbëdhjetë mendime që duhet t’i hiqni për të qenë të lumtur
Previous article RRËFIMI I VEÇANTË/ Si e bëri filmi "Home" Kosovën shtëpi të BAFTA-s

g.autor

Postime të ngjashme

TRURI, DY ORGANE NË NJË? Studimi: Secili përgjigjet për funksione të caktuara Shëndet

TRURI, DY ORGANE NË NJË? Studimi: Secili përgjigjet për funksione të caktuara

VËMENDJE! Njihuni me disa fruta që ndihmojnë në sistemin tuaj imunitar! Shëndet

VËMENDJE! Njihuni me disa fruta që ndihmojnë në sistemin tuaj imunitar!

DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj... Shëndet

DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT