Kryeministri Edi Rama publikon videon e punimeve për Lotin e III te Sheshi Shqiponja, për ndërtimin e Unazës së Madhe, e cila tregon si do të menaxhohet trafiku.
Rama ironizon dhe kundërshtarët politikë që siç thotë projektin “për 3 vite e bllokuan ata që i lanë rrugët rrugëve.”
“Mirmëngjes, dhe me këtë video informuese mbi planin menaxhimit të trafikut që nis sot në nyjen e SHESHIT SHQIPONJA, për shkak të punimeve që po kryhen në UNAZËN E MADHE të Tiranës të cilën për 3 vite e bllokuan ata që i lanë rrugët rrugëve, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama dhe ndan videon e mëposhtme.
Kliko linkun për për të parë videon: